Ish metalurgjiku i Elbasanit, drejt privatizimit
Strukturat e specializuara nëpër Prefektura, janë në procesin e plotësimit të dosjeve për ato objekte ende në pronësi shtetërore, që do të kalojnë për privatizim. Në Elbasan zyra e shoqërive publike në Prefekturë, ka dërguar së fundi në Ministrinë e Ekonomisë 10 dosje që
i përkasin kryesisht uzinave të ish-Kombinatit Metalurgjik, por edhe disa objekte në rrethin e Gramshit. Në këtë zyrë, vërehet një interesim i lartë për pjesëmarrjen në privatizimin e objekteve të mbetura shtetërore, kështu që edhe përgatitja e dosjeve po kryhet me ritme të shpejta. Janë të paktën 100 objekte të listuara nga specialistët e kësaj zyre në rrethin e Elbasanit, pa përmendur edhe ato ne rrethet e Librazhdit, Gramshit e Peqinit.
Last Updated on E Hene, 19 Prill 2010 18:45