E Diel, 1 Nëntor 2026

Nis përmbytja e tretë e Shkodrës, ministri Prifti i paaftë të menaxhojë situatën

Qindra hektarë tokë në zonën e Nënshkodrës janë mbuluar sërish me ujë


Qindra hektarë tokë në zonën e Nënshkodrës janë mbuluar me ujë për të tretën herë brenda pak muajve, pas shkarkimeve që po bëhen në hidrocentralet mbi kaskadën e lumit Drin. Fushat e Nënshkodrës kanë marrë sërish pamjen e një liqeni të madh, ndërsa ministi i Ekonomisë dhe Energjitikës, Dritan Prifti, duket se ashtu si dhe dy herët e para sërish po tregon paaftësinë e tij

për të menaxhuar situatën e krijuar në këtë zonë. Në fshatin Darragjat të komunës Dajç, që ndodhet buzë lumit Bunë, uji ka mbuluar tokat dhe banorët ndihen të frikësuar nga përmbytja e tretë. Për fat të mirë uji ende nuk ka prekur banesat, por rreziku është prezent. Kemi që në janar që hyn uji, kjo është përmbytja e tretë. Uji ka hyrë deri këtu dhe po u afrohet shtëpive, deklaron një banor. Ndërkohë, ka nga ata banorë të Nënshkodrës të cilët kanë nisur të largojnë bagëtitë nga frika e një përmbytjeje masive. Fryrja e Drinit nga shkarkimet që po bën Vau i Dejës ka rritur ndjeshëm nivelin e lumit pranë lagjes Ajasëm, ku uji ka prekur lokalet buzë rrugës. Prurjet e Drinit dhe normat e shkarkimit të tre hidrodecentaraleve janë shënuar dje norma të barazvlefshme me shkarkimet në fillim të vitit ku u përmbyt gjithë zona e Nënshkodrës. Ndërkohë dje është mbledhur Komisioni i Posaçëm në Ministrinë e Ekonomisë, cili bëri të ditur se përveç shkarkimeve 2 mijë metër kub në sekondë situata është nën kontroll. Hapja e portave të shkarkimit në hidrocentrale ka shtuar frikën e banorëve të fshatit Daragjat në Shkodër për një përmbytje të tretë të zonës. Pavarësisht se institucionet përgjegjëse përjashtojnë mundësinë e përmbytjeve, banorët thonë se po vërejnë rritjen e nivelit të ujit i cili po u afrohet dalëngadalë banesave të tyre.


Banorët
Rreth 100 banesa të fshatit Daragjat rrezikojnë të përmbyten sërish pa u larguar ende uji i përmbytjeve të mëparshme. Banorët shprehen se kanë kërkuar ndihmë nga autoritetet përkatëse për të forcuar argjinaturën. Uji po vjen me një fuqi të madhe, do të rrezikojmë për të tretën herë. Po nuk u morën masa ne jemi sërish të mbytur, shprehen banorët e fshatit Dragjat. Ndërkohë sipas informacioneve të Ministrisë së Ekonomisë, Tregtisë dhe Energjitikës, situata e prurjeve të ujit në HEC-et e vendit për shkak të sasisë së madhe të reshjeve të shiut që kanë rënë gjatë ditëve të fundit, është nën kontroll.


Gjandja në kaskada
Zëvendësministri i këtij dikasteri, Leonard Beqiraj tha dje se grupet e ekspertëve vazhdojnë të monitorojnë situatën dhe se "Shkarkimet e ujit do të vazhdojnë nga kaskada e Drinit sipas kritereve që përcakton rregullorja teknike duke garantuar sigurinë e këtij procesi. Sipas tij, me 750 metër kub ujë shkarkime, nuk ka rrezik përmbytje të zonës së nën Shkodrës. Ministria e Ekonomisë, Tregtisë dhe Energjetikës thotë se po ndjek me vëmendje situatën hidrike në Kaskadën e lumit Drin, ku prurjet janë rritur ditët e fundit për shkak të reshjeve të shiut kurse siguron se nuk ka rrezik përmbytjesh të reja në zonën e Shkodrës dhe Nënshkodrës. Për këtë situatë u mblodh sot edhe Komisioni i Posaçëm në Ministrinë e Ekonomisë, Tregtisë dhe Energjetikës, me kërkesën e Sekretariatit Teknik të shkarkimit të kuotave pranë Koproratës Elektroenergjetike Shqiptare. METE në monitorimin e situatës në Kaskadën e Drinit dhe tha se nuk ka rrezik përmbytje në zonën e Shkodrës dhe Nënshkodrës.


Shkarkimet
Përsa i përket gjendjes në Kaskadën e lumit Drin, Beqiri informoi se, deri në orën 11.00 të paradites së djeshme kuota në liqenin e Fierzës ishte 296.46 m, prurjet 900 m3/sek dhe po punohej me kapacitet të plotë 460 MËh; në Koman kuota ishte në nivelin e 174.22 m, prurjet 380 m3/sek dhe po punohej me kapacitet të plotë 600 MËh; ndërsa në Vaun e Dejës kuota ishte në nivelin 75.08 m, prurjet 100 m3/sek dhe po punohej me kapacitet të plotë prej 250 MËh. Duke iu referuar situatës, të cilën Sekretariati dhe Komisioni po e mbajnë nën vëzhgim dhe po e monitorojnë që nga data 15 prill, kur prurjet kanë arritur në nivelin 1400 m3/sek dhe ne filluam shkarkimet, dua të them që kjo situatë është jo për tu cilësuar alarmante, por për tu mbajtur nën vëzhgim dhe monitorim të vazhdueshëm. Grupi i Posaçëm që është mbledhur sot ka për qëllim monitorimin dhe menaxhimin e kësaj situate, u shpreh zëvendësministri i Ekonomisë, Tregtisë dhe Energjetikës. Beqiri bëri të ditur dhe vendimin e marrë nga Komisioni i Posaçëm, duke marrë parasysh prurjet në hidrocentrale. Sipas këtij vendimi, që nga mesdita e sotme, në Vaun e Dejës po shkarkohet me 750 m3/sek nga portat; në Koman po shkarkohet 600 m3/sek dhe në Fierzë 650 m3/sek nga portat.Shkarkimet do të vazhdojnë derisa niveli në Hidrocentralin e Fierzës të shkojë deri në 295 m, niveli i lejuar dhe i parashikuar në Rregulloren e shkarkimit të vitit 1988. Situata është e tillë që duhet mbajtur në vëzhgim në çdo moment dhe kjo po bëhet nga Grupi i Posaçëm dhe Sekretariati Teknik. Në këto tre ditë në vazhdim parashikohen reshje të shumta. Shkarkimet do të vazhdojnë. Nuk jemi në kushte alarmante që të themi se do të ketë rrezik përmbytjeje. Çdo gjë do ta kemi në vëzhgim të plotë, tha Beqiri, ndërsa theksoi se për situatën është njoftuar pushteti vendor në qarkun e Shkodrës dhe Emergjencat Civile.


Mbledhja
Në mbledhjen e djeshme të Komisionit të Posaçëm, zëvendësministri i Ekonomisë, Tregtisë dhe Energjetikës iu përgjigj interesit të mediave të pranishme. I pyetur lidhur garancitë për rrezikun që mund të vijë nga kjo situatë, Leonard Beqiri u shpreh se: Garantimi i Kaskadës nuk bëhet me deklaratat e personave që janë përfaqësues të ministrisë së Ekonomisë apo këtij Grupi të Posaçëm, por bëhet gjithmonë duke iu referuar Rregullores së shkarkimit të kuotave. Ka një siguri teknike, ka një rregullore që tregon se si duhet të veprohet. Pra, në këto kushte, me këto shkarkime që kemi, nuk ka rrezik përmbytje në zonën e Shkodrës dhe Nënshkodrës. Lidhur me prodhimin e energjisë, zëvendësministri Beqiri tha se, ai ka arritur në gati 30 milion kËh, eksporti në 17 milion kËh dhe ky regjim do të vijojë edhe në ditët e ardhshme.

Kreu i KESH për eksportet
Shtimi i reshjeve sjell rritjen e nivelit të prurjeve në liqenin e Fierzës. Drejtori i Koorporatës Elektroenergjetike Muharrem Stojku deklaroi dje se në portat e hidrocentralit të Fierzës po shkarkohet me 650 metër kub në sekondë, në Koman me 700 metër kub në sekondë dhe po e njëjta sasi në portat e Vaut të Dejës. Kuota në Fierzë është 296.45 metër. Nuk paraqet ndonjë rrezik dhe duhet ruajtur niveli në liqenin e Komanit, theksoi Stojku. Sipas tij, kuota në Fierzë është në ulje me një centimetër në orë dhe nuk paraqet ndonjë rrezik. Drejtori u shpreh se shkarkimet do të vazhdojnë derisa prurjet të ulen nën 500 metër kub në sekondë në liqenin e Fierzës. Prodhimi paraqitet në nivele maksimale ku vetëm dje ishte rreth 30 milion kilovat/orë ndërsa shitjet janë rreth 17 milion kilovat orë në ditë.

Ornela Manjani

Last Updated on E Hene, 19 Prill 2010 21:12

Më shumë nga Ekonomia

Të gjitha ›