E Diel, 1 Nëntor 2026

Emigrantët depozitojnë paratë në vendet ku jetojnë

Kursimet e emigrantëve shqiptarë janë 5.2 here më të larta se paratë që ata dërgojnë në Shqipëri. Studimet tregojnë se shqiptaret kursejnë të paktën 2 herë më tepër se emigrantët moldave dhe boshnjakë që punojnë në perëndim dhe këto para nëse do të thitheshin

nga qeveria shqiptare do të kishim rritje të remitancave në vend. Kriza mund të zgjasë edhe një ose e shumta dy vjet dhe atëherë duhet të shohim çfarë duhet të bëjmë me këto remitanca. Duke u bazuar në një hipotezë, që emigracioni shqiptar është rreth 1.2 milionë, në vendet kryesore pritëse, dhe duke marrë një numër prej rreth 404 mijë familjesh ne emigrim, rezulton që këto kursime gjatë vitit 2008 kanë qenë rreth 3.5 miliardë euro, pra është një shumë jashtëzakonisht e lartë. Kjo shifër është thuajse 5 herë më shumë seç janë dërgesat e remitancave në vendlindje. Sikur nëpërmjet sistemit bankar, ose nëpërmjet një bashkëpunimi të sektorit publik dhe privat, një pjesë do të investoheshin apo do të futeshin në vendlindje, atëherë do të kishim një ndryshim cilësor rreth përbërjes së remitancave, u shpreh Ilir Gedeshi, drejtor i Qendrës së Studimeve Ekonomikë Sociale. Rritja e dërgesave monetare nga emigrantet është shume e rëndësishme për një vend si Shqipëria, ku remitancat zënë 9 deri 22 për qind te GDP-se.Studimet ne vite kane treguar se një familje e varfër nga një jo e varfër dallon nga fakti nëse merr ose jo remitanca. Ulja e tyre pas 2007 ku ne Shqipëri janë futur 1/3 miliardë dollarë ka ndikuar në rritjen e varfërisë. Por kriza ekonomike ka bëre që 12 % e emigrantëve të shprehen se mund të kthehen në Shqipëri. Ata kërkojnë ose të hapin një biznes ose të gjejnë një vend pune.

Më shumë nga Ekonomia

Të gjitha ›