E Shtunë, 31 Tetor 2026

Tani per tani asnje rezolute e KS kunder dhunes ne Siri

Pas zhvillimeve te fundit te pergjakshme ne Siri jane shtuar perpjekjet diplomatike per te rritur presionin ndaj regjimit te Damaskut. Nje projektrezolute tashme qendron prej javesh gati. Por edhe pse ne dokumentin ne fjale denohet vetem dhuna kunder civileve ajo deri tani ka deshtuar per shkak te rezistences se Rusise dhe Kines dy vende keto anetare te perherhshme te Keshillit te Sigurimit te cilat frikesohen se nje rezolute e tille mund ti hape rrugen sikurse ne Libi nje nderhyrjeje ushtarake. Me votat e tyre ne forumin me te larte te Kombeve te Bashkuara ato mund te bllokojne cdo vendim.

Bildunterschrift Groszligansicht des Bildes mit der Bildunterschrift Keshilli i Sigurimit i OKB-s ne Nju Jork

KS po sheh menyre tjeter per denimin e dhunes ne Siri

Ambasadori i Indise ne OKB Hardeep Singh Puri pas takimit diten e marte tha se nuk u ra dakord tani per tani miratimi i nje rezolute per shkak se Libani dhe dy vende te tjera u shprehen kunder. Ishte fjala per Rusine dhe Kinen. Para takimit te Keshillit te Sigurimit ambasadori rus Witali Tschurkin kishte sinjalizuar se vendi i tij ka gjasa qe mund te ndryshoje qendrim. Sigh Puri deklaroi gjithashtu se duhet gjetur tani menyre tjeter per nje shumice votash ne forumin me te larte. Eshte e mundshme nje deklarate qe nuk ka peshen e nje rezolute.

Kunder nje rezolute te tille jane edhe anetaret jo te perhershme Afrika e Jugut dhe Brazili. Ne tryezen e diskutimeve qendrojne kater kerkesat e vendeve europiane anetare te Keshillit te SigurimitHeqja dore nga dhuna dhe dialogu politik lirimi i te burgosurve politike dhe nje hetim i besueshem i trazirave te dhunshme.

Pamje tronditese ne Hama al Assad vazhdon te qelloje mbi civilet

Nderkohe regjimi i presidentit Baschar al Assad vazhdon ofensiven e tij kunder opozitareve. Sipas nje raporti te paraqitur ne takimin e Keshillit te Sigurimit diten e marte qysh prej fillimit te konfliktit kane humbur jeten ne Siri me shume se 1500 civile.

Bildunterschrift Groszligansicht des Bildes mit der Bildunterschrift Presidenti Baschar al Assad

Njerez qevrapojne duke bertitur neper rruge re tymi kudo nga te shtenat. Ne toke qendrojne te shtrire njerezte plagosur. Keto jane pamjet tronditese ne qytetin sirian bastioni protestave Hama ku presidenti Baschar al Assad la te shkaktohej gjakderdhja me e madhe ne fundjave. Videot me pamje te tilla jane incizuar nga deshmitare okulare pasi gazetaret nuk lejohen te hyjne ne kete vend. Me shume se 100 njerez kane humbur jeten gjate sulmeve me te fundit ne Hama bejne te ditur aktivistet per te drejtat e njeriut. Shume siriane i kane syte nga Keshilli i Sigurimit dhe bashkesia nderkombetare. Ne qofte se tani nuk ka nje reagim te qarte nderkombetar atehere per regjimin sirian kjo eshte nje licence per te vrare thote Najib Ghadbian shkencetar sirian per politike dhe aktivist ne Univeristetin e Arkansas.

Autor Mimoza Kelmendi / dpa dw afp

Redaktoi Esat Ahmeti

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›