Dhori Kule nderohet me titullin “Honoris Causa” nga Universiteti i Vlorës
16-11-2012 / Gazeta 55
Rektori i Universitetit të Tiranës, Dhori Kule është nderuar sot me titullin “Doctor Honoris Causa” nga Universiteti i Vlorës.
Në fjalën e tij, rektori Kule ka theksuar se vendimi i senatit të Universitetit për ta nderuar me këtë titull është një mesazh që arsimi duhet të jetë prioritet absolut për zhvillimin e vendit.
“Dua të shpreh mirënjohjen për Ismail Qemalin, për Vlorën, për qytetarët e saj, për të gjithë ata që prodhojnë dashuri dhe kontribuojnë në këtë progres. Vendimi i senatit të Universitetit është një mesazh që arsimi duhet të jetë prioriteti absolut për të garantuar të sotme dhe të ardhmen të zhvillimit social-ekonomik të kombit tonë dhe renditjen e tij pranë vendeve të Europës”- tha Kule.