E Shtunë, 31 Tetor 2026

Dhori Mborja: Te renet do t'i nderoj derisa te vdes

Tashme ai mund te identifikohet si personazh i gazetes "Koha Jone", pasi cdo vit e gjejme se bashku me mbesen e tij Sara, te Varrezat e Deshmoreve. Te dy ngjisin maloren per te mberritur tek sheshi i madh, ku zhvillohen te gjitha ceremonite zyrtare. Me pas vene lule neper varret e deshmoreve. Dikur, Sara ka qene nje vajze e vogel e cila shoqeronte gjyshin cdo 5 Maj dhe ne 29 Nentor, per tek Varrezat e Deshmoreve, sot ajo eshte rritur duke u bere nje zonjushe e vertete.
Amaneti
E ndersa e pyet Dhorin, 67-vjecarin me origjine nga Korca, perse gjendet ai cdo vit ketu, te tregon se prej 5 vjetesh vjen te nderoje te renet e luftes, te cilet sollen demokracine qe jetojme sot. "Cdo vit se bashku me mbesen, vij ketu per te vendosur lule. Por, ajo qe une kam lene amanet, eshte qe tek varri im te mos vijne dhe ketu, kjo mbesa e vogel te jete e para qe te vije", thote Dhori Mborja. E ne te vertete duket se vogelushja do te ndjeke keshillen dhe amanetin e gjyshit, pasi qe tani ajo eshte shume e gatshme te vendose ato buqeta me lule, aty ku jane shoket e gjyshit te saj, madje i njeh edhe si personazhe duke e ditur edhe ku kane luftuar.
Historia
E ndersa e pyet se dikush nga te afermit e tij ka qene apo jo deshmor, ai tregon se i ati ka luftuar ne zonat e Korces dhe te Elbasanit. "Babai im ka marre pjese ne lufte dhe madje eshte plagosur lehte. Ai ka luftuar per 12 vjet, nderkohe qe ne na tregonte gjithmone per kohen e luftes dhe per historite perleshjet qe kishte kaluar. Sa here qe kujtoj keto histori, betohem se asnjehere nuk do te mungoj te Varrezat e Deshmoreve, pasi edhe babai im mund te ishte nje nder keta 28 mije", thote Dhori. Kur e pyet, nese ai vete ka qene ndonje dite partizan, apo ka luftuar, thote se vetem ka ndihmuar partizanet ne disa raste kur ndodheshin prane baneses se tij. "Une vete nuk kam luftuar, por kohen e luftes e kam perjetuar. Pavaresisht se kam qene femije, ose sapo kam hyre ne adoleshence mbaj mend shume momente. Ajo qe na ngarkohej ne femijeve, ishte qe shpesh here te ndihmonim partizanet ose prinderit tane per t'u lidhur me keta te fundit", thote 67-vjecari. Sipas tij te gjithe femijet ne ate kohe, e dinin se cfare duhet te benin per te ndihmuar te rriturit. "Por ne femijet ishim te organizuar, grisnim flamuret e fashizmit, shponim gomat e makinave te tyre, rrembenim ndonje pushke per partizanet. Shperndanim komunikata qe na i sillte motra ne shtepi, te cilat i shtypte naten". pohon Dhori Mborja. Duke puthur varrin e Qemal Stafes, ai tregon se deri sa ta lene fuqite dhe kembet, nuk do te ndahet nga Varrezat e Deshmoreve. Nderkohe qe tregon se vite me pare, festat kishin nje tjeter entuziazem dhe se familjet e deshmoreve ate dite, ishin me te vizituarat nga te afermit por edhe nga persona te tjere.

Festa e 5 Majit

Prej vitesh shqiptaret jane mesuar qe 5 Maji do te thote nderime per te gjithe te renet e luftes. Me pare kjo feste do te thoshte parada dhe dite pushimi, si dhe nderime tek varrezat qe nga te vegjlit, te cilet mbanin edhe shallin e kuq te lapidari. Kurse sot nderimi i te reneve behet me buqeta me lule, si dhe me vizita te drejtuesve te qeverise dhe shtetit ne disa familje deshmoresh te njohura te qytetit. Homazhe jane kryer edhe ne Varrezat e Deshmoreve te Kombit, ku banda frymore e Qendres Kulturore Tirana, ka kenduar himni shqiptar. Politikane, veterane te aferm te familjareve kane vendosur kurora tek statuja e Nenes Shqiperi ne nderim te 28 mije deshmoreve.
Sonila Isaku.
Dita e Melanomes, shefja e dermatologjise Ermira Vasili, shpjegon semundjen

Më shumë nga Sociale

Të gjitha ›