E Shtunë, 31 Tetor 2026

Mediu: Te rishikohen ligjet per mjedisin

Ministri i Mjedisit, Fatmir Mediu, ka deklaruar se duhet nje rishikim i legjislacionit shqiptar per mjedisin, per t'u perafruar me standardet qe kane vendet evropiane. Nje sfide e rendesishme, eshte krijimi i nje strategjie, per menaxhimin e ujerave, por edhe per ndryshimet klimaterike. Ministri Mediu i ka bere keto deklarata, gjate nje konference mbi zhvillimin e mjedisit, ne bashkepunim me qeverine italiane. Ne fjalen e tij, Mediu ka propozuar qe Italia te jete lidershipi i politikave mjedisore ne te gjithe rajonin. "Bashkepunimi me Italine fqinje, nuk lidhet vetem me afersine e kufijve, por me shtetin italian na lidhin dy marreveshje te rendesishme, ajo per mbrojtjen e mjedisit dhe tjetra per zhvillimin e mekanizmave te paster. Por ne kete moment lind pyetja, a kemi nevoje per me shume bashkepunime dhe me shume ndihme nga Italia fqinje, natyrisht qe po. Ndaj une jam ketu sot per t'i bere thirrje miqve italiane, eksperteve, te bashkepunojne per nje mjedis te paster, per nje rajon sa me pak te ndotur", u shpreh Mediu. Bashkepunim me Shqiperine ne fushen e mjedisit, e ka garantuar edhe ambasadori italian, Saba D'Elia, i cili u shpreh se qeveria e tij, do te vazhdoje te investoje projekte ne fushen e mjedisit, nderkohe qe drejtori i Pergjithshem i Mjedisit per Italine, Corado Klini, ka qene ne te njejten linje me ministrin Mediu, per krijimin e nje strategjie ne menaxhimin e ujerave.

Më shumë nga Sociale

Të gjitha ›