E Shtunë, 31 Tetor 2026

Zhvillimi i internetit dhe teknologjise se informacionit

Pervec uljes se TVSH-se per barnat, do te kete lehtesira edhe mbeshtetje per zhvillimin e teknologjise se informacionit, ne funksion arritjes se objektivit madhor "Shqiperia dixhitale", kryeministri tha se qeveria, ne plotesim te kerkeses dhe mbeshtetje te kompanive te ICT-se. "Ecja me shpejtesi drejt sherbimeve te dixhitalizuara eshte menyra me e sigurt, per nje permiresimin shume te madh te sherbimeve ndaj qytetareve. Ne kemi arritur te kemi sportel unik per biznesin, por qeveria do te arrije te kete sportel unik per qytetarin, i cili te mund te terheqe e te kryeje te gjitha sherbimet e administrates ne nje zyre te vetme. Ky eshte dhe duhet te jete qellimi yne", ka pohuar Berisha. Sipas tij, te gjithe qytetaret, si ai ne Lekbibaj, ne Lure apo Vidhkuq, duhet te kene te njejtin lehtesi, ne drejtim te sherbimeve. Qytetaret, ashtu sic terheqin sot certifikaten me mekanizem elektronik, duhet qe neser cdo sherbim tjeter burokratik dhe zyrtar ta kete ne nje sportel te vetem. "Ne 2005, treguesin e perdorimit te internetit e kemi pasur 4.8 per qind, tani jemi ne 32 per qind dhe na duhet ne 3 vitet qe vijne, te pakten edhe 15 per qind, qe te dalim mbi mesataren evropiane. Por edhe kjo nuk mjafton per ne", ka pohuar kryeministri. Ky i fundit ritheksoi objektin e qeverise shqiptare, arritjen ne tre vjet te mesatares evropiane ne perdorimin e internetit.

Më shumë nga Sociale

Të gjitha ›