Rama dhe Ruci vendosin lule me policet e Bashkise
Buqetat e luleve ne diten e deshmoreve nuk jane vendosur nga drejtuesit e kesaj partie per nga te tjere persona qe punojne zyrtarisht tek Bashkia Tiranes. Ne kete 5 Maj, deshmoret jane perkujtuar ndryshe nga kryetari i Partise Socialiste dhe kreu i grupit socialist Gramoz Ruci. Te dy perfaqesuesit e selise roze kane preferuar te angazhojne te tjere persona per homazhet duke mos respektuar keshtu dhe anen protokollare, ku vendosja e kurorave kryhet gjithmone nga strukturat e "Rojeve te Nderit". Cudia ne kete rast, me shume sesa te Rama, qendron te veprimi i Rucit, qe nuk dihet perse ka pranuar qe nderimin ndaj te reneve ta kryeje nepermjet punonjesve te Bashkise. Kane qene pikerisht oficeret e policise bashkiake ata qe kane vendosur kurorat prane tek Varrezat e Deshmoreve ne emer te Partise Socialiste dhe krereve te saj. Sic duket, konkluzioni i vetem qe mund te arrihet eshte se Partia Socialiste dhe Bashkia jane bere nje e vetme. Kjo gje tregon se tashme Partia Socialiste ka gjera me te rendesishme sic jane grevat apo protestat, dhe jo me te nderojne te 28 mije te renet ne lufte per clirimin e vendit.