E Shtunë, 31 Tetor 2026

Vendimi, ulet cmimi i barnave

Sonila Isaku
Cmimi i barnave do te ulet, per shkak se vitin e ardhshem do te kete nje ndryshim te TVSH-se se tyre, e cila do te ulet ne masen 10 per qind. Ky ka qene vendimi i qeverise i cili do te beje te mundur uljen e cmimit te barnave dhe kjo, per vete faktin se Shqiperia renditet ne vendet e para ne rajon, per koston e larte te medikamenteve.
Vendimi
Qeveria do te zbatoje vitin e ardhshem taksen 10 per qind per ilacet e importuara. Sipas kryeministrit Berisha, kjo nuk eshte vetem pjese e reformes ne shendetesi, por ul ndjeshem spekulimin me cmimin e ilaceve. Kryeministri gjate mbledhje se djeshme te qeverise, foli edhe per raste te mashtrimit me cmimet e importit, duke e renditur Shqiperine nder vendet me cmime te larta. "Do te mund t'i jepet fund nje here e mire, nje spekulimi te paskrupullt te disa importuesve te ilaceve, te cilet me dokumente te falsifikuara, deklarojne me fakte cmime 4 deri 6 here me te larta. Nderkohe qe cmimet reale jane ndryshe", ka pohuar kreu i qeverise, Sali Berisha. Sipas tij, cmimi i ilaceve percaktohet nga vlera e cmimit te blerjes, ndaj bejne qe Shqiperia te kete cmimet me te larta te ilaceve, ne rajon e me gjere.
TVSH
Lidhur me uljen e TVSH-se ne sektorin shendetesor, kryeministri Berisha tha se kjo mase do te krijoje mundesi me te medha investimi ne kete sektor, sherbime me cilesore, si dhe i jep fund spekulimit me cmimet, te importuesve te ilaceve. Kjo nisme eshte mirepritur dhe mbeshtetur nga komuniteti i mjekeve dhe i sipermarrjes, qe operon ne sektorin e shendetesise. Deri me sot te gjithe grosistet kane paguar deri ne 20 per qind TVSH per medikamentet, nderkohe nga viti i ardhshem ajo do te pergjysmohet. Sipas kreut te qeverise kjo shifer e re, eshte nje goditje perfundimtare spekulimit me cmimet. "Ulja e TVSH-se do te krijojne nje frymemarrje me te madhe, per sherbimet shendetesore publike dhe private. Nuk duhet te harrojme se me 1/5 e buxhetit qe ne percaktonin, paguhej TVSH-ja nga sektori publik", u shpreh kryeministri. Sipas tij, qeveria do te jete e gatshme te krijoje lehtesira per zhvillimin shendetesor.

Më shumë nga Sociale

Të gjitha ›