E le futbollin nese nuk denohet Bylisi
Daniel Xhafaj do te lere futbollin nese Komisioni i Disiplines nuk do te vere drejtesi per ate cka ndodhi sipas tij ne Ballsh. Gjate pjeses se pare pervec fyerjeve nga tifozeria vendase ai u godit edhe me mjet te forte ne koke per fat mire pa ndonje demtim serioz. Jam shume i zhgenjyer nga ajo qe ndodhi ne Ballsh pasi kur kam luajtur vete para shume kohesh me Ballshin me drejtues te tjere nuk kishin pasur asnje problem. Perkundrazi kundershtaret qe vinin ne Ballsh na falenderonin per kushtet e mira qe kishim dhe per mikpritjen. Ajo qe ndodhi te shtunen ishte nje dhunim i futbollit dhe do te ishte turp qe nje ngjarje e tille te kalohej kaq lehte pa u ndeshkuar asnjeri. Nuk ai vlen me te luash futboll pasi ve realisht jeten ne rrezik. Nuk besoj se nje ekip i vogel si Bylisi me ata lojtare anonime mund te vere ne rrezik objektivat e nje skuadre te madhe si Flamurtari. Une e kam thene dhe me pare se Bylisi mund te rrinte nate e dite dhe smund te na mundte me drejtesi. Ata u ndihmuan si nga gjyqtari kryesor dhe nga dy ndihmesit e tij te cilet u munduan me cdo kusht per te na ndaluar se perndryshe rezultati do kishte folur ne favorin tone ka pohuar sulmuesi.