E Shtunë, 31 Tetor 2026

Krijohet salla qe transmeton direkt arrestimet e policise

/ /

Ne harte automjeti i tij dhe te gjitha levizjet shfaqen me nje pike te kuqe. Ai eshte duke u ndjekur nga Policia e Shtetit. Dhjete agjente jane vene ne levizje per kapjen e personit te rrezikshem. Nga salla operative e Policise Kriminale e inauguruar dje shikohen ne ekran te gjitha levizjet. Automjetet e agjenteve te policise tregohen me ngjyre blu. Monitori jep emrat e rrugeve bulevardeve dhe cdo informacion tjeter per zonen ku po ndodh ngjarja. Me ane te nje pergjuesi qe eshte vendosur ne makinen e te dyshuarit degjohen edhe bisedat e tij ne kohe reale. Po keshtu salla eshte e lidhur edhe me kanalin e komunikimit te radiove te agjenteve te policise. Nga kjo zyre degjohen te gjitha komunikimet e agjenteve ne terren te gjitha instruksionet dhe vendimet qe ata marrin. Kjo eshte me pak fjale salla e re operative e seksionit Kunder Krimit te Organizuar ne Policine e Shtetit. Ministri Basha dhe drejtues te larte te Policise se Shtetit gjate nje vezhgimi audioviziv ndoqen direkt nje operacion te improvizuar policor ne nje dhome sekrete te salles se re operative. Demostrimi ne terren i oficereve te policise kriminale qe dje ishte nje improvizim per te testuar infrastrukturen e re te sistemit te kamerave qe u pajis Policia e Shtetit tashme do te vihet ne zbatim edhe gjate operacioneve reale. Ministri i Brendshem Basha tha se teknologjia e instaluar ne salle ben te mundur ndjekjen dhe finalizimin e aksionit duke regjistruar te dhenat hap pas hapi. Ministri Basha deklaroi se investimi i qeverise shqiptare ne kete dhome operative eshte dhe duhet te jete nje nga investimet qe justifikojne me se miri fondet e taksapaguesve shqiptare. Nuk mund ta fsheh mbreselenien per demonstrimin qe kemi vezhguar ne prani te drejtuesve me te larte te Policise se Shtetit te policise kriminale dhe oficereve te kontaktit te vendeve te BE dhe SHBA per shkallen e larte te profesionalitetit me te cilen agjentet ekzekutuan nje operacion ne terren deklaroi Basha. Ai tha se ky eshte nje hap tjeter drejt modernizimit te policise shqiptare. Gjithashtu deklaroi se investime te medha jane planifikuar edhe per vitin e ardhshem buxhetor por edhe per vitet e tjera.

ETLEVA DELIA

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›