Dhuna në qeli Dibra ndalon ndërkombëtarët të inspektojnë burgjet
Autori i Lajmit: Redaksia
Kreu i burgjeve do të ndalojë disa organizata ndërkohmëtare të inspektojnë qelitë në vendin tonë. Vendimi ka ardhur pas një raporti që pasqyron dhunën në burgje në 11 muajt e fundit, me të cilin nuk është pajtuar drejtori i Përgjithshëm i Burgjeve. Tonet e ashpra dhe arrogante ndaj organizatorëve kanë ardhur në fund të takimit nga drejtori i Burgjeve, Gazmend Dibra, i cili përballë raportit të hartuar mbi situatën në paraburgime, ka reaguar ashpër duke kërcënuar se "për disa organizma do të pezullojë lejet për vëzhgime nëpër institucionet e izolimit, nëse ofrohen të dhëna të tilla". "Të paktën sa të jem unë drejtor, nuk marrin leje, - i tha ai zonjës Marta Onorato, drejtore Ekzekutive e Institutit Evropian të Tiranës. Ky organizëm, së bashku me Zyrën e Avokatit të Popullit dhe Shërbimin Ligjor Falas, janë zbatuesit e projektit në fjalë, financuar nga Instituti i Shoqërisë së Hapur (Open Society Institute).
Takimi
Debat në fund të takimit dhe një incident thuajse diplomatik, duke patur parasysh pjesëmarrjen e disa prej përfaqësuesve më të rëndësishëm të organizatave të huaja në Tiranë. Kjo ka ndodhur dje në hotel “Tirana”, gjatë një takimi që duhej të ishte takimi formal dhe përmbyllës i një projekti dyvjeçar të titulluar "Përmirësimi i sistemit të paraburgimit në Shqipëri". Takimi ku administrata shtetërore përfaqësohej në nivel ministror dhe kishte një numër të madh personalitetesh të huaja në Tiranë, ka qenë i qetë deri afër fundit, kur publikimi i të dhënave nga znj.Onorato shkaktoi zemërimin e papritur të drejtorit Dibra.
Raporti
Raporti ishte përgatitur pas një monitorimi për një periudhë 10- mujore të të gjitha institucioneve të paraburgimit në vend. Me këtë rast, Instituti Evropian i Tiranës, tha se synonte hapjen e një debati të madh në lidhje me gjendjen e paraburgimit në Shqipëri, përvojat dhe sfidat e djeshme dhe të ardhme. Në takim ishin të ftuar ministrat e Drejtësisë dhe të Shëndetësisë, zëvendësja e ministrit të Arsimit dhe të Shkencës, Nora Malaj, Avokati i Popullit, Emir Dobjani, shefi i Seksionit Operacional i Delegacionit të Komisionit Evropian, Luixhi Brusa, zëvendësshef i Prezencës së OSBE-së në Shqipëri, Renate Herrmanns, shefi i UNICEF, Detlef Palm, shefi i Euraliusit, Roland Miklaus, drejtori i Drejtorisë së Përgjithshme të Burgjeve, Gazmend Dibra, si dhe përfaqësues të lartë të institucioneve shtetërore, organizatave ndërkombëtare dhe shoqërisë civile në Shqipëri.
Raporti për dhunën në burgje
Raste të ndryshme të keqtrajtimit fizik dhe psikologjik (në institucionet e Lezhës, Korçës, Peqinit, Tepelenës dhe Vlorës).
Dy persona në Spitalin e Burgut Tiranë janë mbajtur për një farë kohe të gjatë të prangosur në njërën dorë dhe këmbë pas krevatit.
Në IEPV e Korçës nuk realizohet ndarja midis të miturve dhe të rriturve. Në shumë IEPV ajrimi i qelive nuk është i përshtatshëm dhe kanë një ndriçim të pamjaftueshëm natyral (IEPV-të 302 në Tiranë, Berat, Kukës, Sarandë dhe Tropojë). Në përgjithësi nuk ekziston ose nuk përdoret asnjë sistem ngrohjeje për dimër. Ekziston një mungesë e përgjithshme e ujit të ngrohtë për higjienën personale (313, Durrës, Spitali i Burgut, Lezha, Korça, Berati, Kukësi, Saranda, Tepelena, Tropoja). Shpesh ambientet e dusheve janë në kushte jashtë çdo standardi. Pak institucione kanë qeli me banjo brenda dhe në përgjithësi banjat janë të përbashkëta nën standardet më minimum të higjienës dhe privatësisë (313, Spitali i Burgut, Rrogozhina, Peqini, Berati, Kukësi, Saranda, Tropoja). Ka raste kur të paraburgosurit janë të detyruar të flenë ose dy vetë në një krevat, ose në dysheme (313, 302, Berat, Kukës, Tepelenë, Tropojë). Mbipopullimi i institucioneve të paraburgimit është një problem i përhapur (313, 302, Spitali i Burgut, Peqin, Berat, Tepelenë, Tropoja e Vlora). Infrastrukturat janë shpesh të vjetra dhe të amortizuara (313, Spitali i Burgut, Rrogozhina, Berat, Kukës, Saranda, Tropoja). Të paraburgosurit e Tepelenës shpesh privohen nga përdorimi i telefonit dhe disa prej tyre ankohen se telefonatat ndaj Avokatit të Popullit apo organizatave të tjera bllokohen apo survejohen. E drejta e aktiviteteve fizike në ambientet e hapura është problematike në disa institucione (313 e 302, Tirana, Berati, Kukësi, Saranda e Tropoja).
Ky lajm është publikuar: 25/11/2009