E Diel, 1 Nëntor 2026

Poni: “Ndëshkime për vendorët që bojkotojnë shërbimet publike”

Autori i Lajmit: Redaksia
Qeveria do të vendosë para ligjit të gjithë drejtuesit vendorë të majtë që pas 5 dhjetorit, në kuadër të protestës së radhës së Partisë Socialiste, do të bojkotojnë dhe shërbimet publike. Zëvendësministri i Brendshëm, Ferdinand Poni, ka pohuar dje se zbatimi i një skenari të tillë nga bashkitë dhe komunat rozë nuk do të ketë impaktin që parashikon dhe kërcënon kryesocialistin Rama. “Unë vazhdoj ti quaj deklarata të çmendura. Shumë larg realitetit dhe më tepër deklarative dhe politike se sa deklarata që do ti afrohen ndonjëherë qëndrueshmërisë dhe cenimit të ligjit. Sapo ligji të cenohet ne do ta vrojtojmë”,- tha Poni. Në Komisionin e Ligjeve, ku diskutoi për buxhetin vendor 2010, zëvendësministri Poni akuzoi sërish Bashkinë e Tiranës se po shpërdoron fondet publike dhe se ka një numër të ekzagjeruar stafi.
Ky lajm është publikuar: 25/11/2009

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›