Braçe: “Prokuroria të hetojë Olldashin”
Autori i Lajmit: Redaksia
Partia Socialiste i kërkon prokurorisë të nisë hetimet ndaj ministrit të Transporteve, Sokol Olldashi, për shpërdorime në ndërtimin e rrugës Durrës-Kukës. “Refuzimi i Prokurorisë për të bërë detyrën ndaj një krimi të denoncuar, të hetuar, por të pagjykuar deri në dështim të qëllimshëm të vetë organit denoncues, krim i cili po kushton gjithnjë e më shumë para për buxhetin në krizë të Shqipërisë, dëshmon edhe më qartë për kapjen politike të saj. PS e konsideron të rëndë këtë situatë, e cila po precipiton si kriminale e me pasoja të jashtëzakonshme”, - theksoi dje deputeti socialist, Erjon Braçe. Sipas tij, kostoja që po kalon dyfishin e vlerës së kontratës qeveritare, të nënshkruar në kushte skandaloze, paligjshmërie, denoncuar fort nga Ministria e Financave, veçanërisht gjatë 6 muajve të parë të këtij viti, dëshmon qartë për nivelin e lartë të abuzimit me paratë publike të shqiptarëve. Braçe shtoi se PS ka sjellë vazhdimisht fakte të rënda që kanë të bëjnë me paligjshmërinë e dukshme, korrupsionin e madh, shpërdorimin kolosal të parave publike të angazhuara në këtë vepër. Ai publikoi të tjera fakte lidhur me investimet në këtë rrugë, të cilat përmenden në raportin e KLSH-së. “Refuzimi i zbatimit të këtij rekomandimi të detyrueshëm të KLSH, në kushtet e tejkalimit me dy herë vlerën e kontraktuar nga qeveria e Shqipërisë përbën vepër të rëndë penale të parashikuar nga Kodi Penal duke nisur nga më e lehta: shpërdorim detyre”, - citoi Braçe raportin e KLSH-së.
Ky lajm është publikuar: 25/11/2009