E Shtunë, 31 Tetor 2026

Dhuna, 16 viktima nga familjaret

Dhuna familjare ekziston ne familjet shqiptare, pavaresisht se shume pak prej rasteve denoncohen, nderkohe qe per vitin e kaluar jane regjistruar 16 raste me pasoje vdekjen. Rastet me te shumta te dhunes ne familje jane te shkaktuara tek grate, prinderit dhe me pas vijne te afermit. Keshtu gjate vitit 2009 jane shenuar 4 viktima te dhunes, qe i perkasin bashkeshorteve, kurse 6 te tjera jane prinder, te cilet jane vrare nga femijet e tyre. Nderkohe qe 6 persona te tjere kane qene viktime e dhunes nga te afermit e tyre.
Rastet
Denoncimi i dhunes ne familje nuk eshte nje tabu per shqiptaret, kjo shikohet edhe nga rritja e numrit te rasteve te raportuara gjate ketij viti. Sipas ministrit te Punes dhe Ceshtjeve Sociale, Spiro Ksera, gjate vitit 2009 jane regjistruar 395 denoncime me shume se ne vitin 2008 dhe kjo tregon ndergjegjesim te femrave. Kjo u be e ditur gjate mbledhjes se Keshillit Kombetar te Barazise Gjinore. "Gjate vitit te kaluar eshte rritur numri i denoncimit te rasteve te dhunes ne familje ne krahasim me nje vit me pare, ku rezulton nga 822 denoncime ne vitin 2008, ne vitin 2009 prane strukturave vendore te policise te denoncohen 1217. Per fat te keq edhe gjate vitit 2009 jane evidentuar 16 raste dhune ne marredheniet familjare me pasoje vdekjen, ku ne 4 raste viktima eshte bashkeshortja, ne 6 raste prindi dhe ne 6 raste persona te tjere te familjes", ka pohuar Ministri i Punes, Spiro Ksera. Sipas tij, per vitin 2010 ne fushen e barazise gjinore dhe dhunes ne familje do te kete nje permiresim dhe rishikim te strategjise, zbatimin e statistikave gjinore, rishikimin e legjislacionit nga kendveshtrimi gjinor, fuqizimin ekonomik te gruas dhe rritja e mundesive te saj per punesim dhe kualifikim profesional.
Shoqatat
Shoqatat qe jane ne mbrojtje te grave, jane edhe ato nje njihen drejtpersedrejti me rastet e dhunes ne familje. Sipas ketyre institucioneve rezulton se grate e papuna jane me te dhunuara, grate e qyteteve te vogla, te zonave periferike ne kryeqytet, por edhe ato ne zonat rurale. Nderkohe qe rastet e denoncimeve u perkasin femrave apo te rinjve te cilet jetojne ne qytete. Nuk jane vetem grate ato qe dhunohen dhe denoncojne rastin, por edhe femijet apo bashkeshortet. "Ne vendin tone vecanerisht nenat, ushtrojne dhune ndaj femijeve te tyre ne moshen e adoleshences. Mbi 17 per qind e te anketuarve, tregojne se dhuna e ushtruar nga prinderit iu ndrydh mendimet dhe aftesite krijuese te femijeve, si dhe shkakton trauma psikike te pariparueshme.
Punesimi i femrave
Gjate vitit 2009 Ministria e Punes dhe Ceshtjeve Sociale, i ka dhene prioritete edhe punesimit te grave. Ne Keshillin Kombetar i Barazise Gjinore te mbajtur gjate dites se djeshme, u theksuan hapat pozitive qe jane ndermarre deri me tani nga ana e qeverise per te fuqizuar rolin e femres ne shoqerine shqiptare. Ksera vuri ne dukje se gjate vitit 2009 jane bere hapa pozitive per rritjen e perfaqesimit te gruas, e reflektuar kjo ne parashikimin e kuotave ne Kodin Zgjedhor, i cili u perkthye me dyfishim te perfaqesimit te grave ne Parlament. Hapa pozitive i vleresoi ministri i Punes edhe masat e ndermarra per fuqizimin ekonomik te gruas dhe rritjen e mundesive te saj, per punesim e kualifikim profesional.
Ministri i Punes Ceshtjeve Sociale dhe Shanseve te Barabarta, foli per rendesine qe i eshte kushtuar punesimit, ku 80 per qind e perfituesve jane femra. Per pasoje nepermjet programit te punesimit te punekerkuesve te papune jane punesuar 407 femra, 1.234 te tjera kane perfituar nga programi i formimit ne punesim, ndersa jane punesuar 354 te sapodiplomuar.

Më shumë nga Sociale

Të gjitha ›