E Diel, 1 Nëntor 2026

Zënka kthehet në debat

07/04/10 02:25

Zënka e kësaj mbrëmjeje, ndryshe nga herët e tjera, vazhdon edhe më gjatë pasi të dy djemtë, Seldi dhe Klodi, nuk e tolerojnë njeri-tjetrin në fjalët që thonë dhe keqkuptimet vazhdojnë edhe për fjalë të tjera. Ndërsa Seldi flet me Domenikën, Klodi ndërhyn duke i thënë se nëse ka ndonjë gjë për ti thënë, le tia thojë në sy. Seldi nxehet e duke folur me zë të lartë, ia kthen se nuk e kishte fare me të dhe cdo gjë që ka menduar, ia ka thënë në sy. Klodi insiston se nuk gaboi në atë që dëgjoi, por ishte Seldi ai që po fliste gabim. Banorët e tjerë ndërhyjnë duke i thënë Seldit se nuk duhet të bërtasë dhe nëse do të sqarohet me Klodin, ta bëjë qetësisht. Ai thotë se me Klodin nuk mund të sqarohet sepse ia merr cdo gjë për ters. Klodi shprehet se nuk mund të tolerojë ofendimet e Seldit edhe pse ky i fundit nuk pranon se e ka bërë ndonjëherë këtë. Ndërhyrja e banorëve të tjerë bën që zënka të përfundojë, ndërsa se si do vazhdojë raporti mes tyre, nuk dihet. if (window.ads_ad_block){ads_ad_block=ads_ad_block+1;}else{ads_ad_block=1;} function showAdBlock_2136(ppc_ad_block_count) { title = document.title; show_ads_id = 2136; show_ads_url = "http://www.kosoftads.com/publisher-show-ads.php"; block_count=ppc_ad_block_count; iframe_width=580; iframe_height=115; metainfo=document.getElementsByTagName('meta'); ref=document.referrer; showContentAds(metainfo); } setTimeout("showAdBlock_2136("+ads_ad_block+")",1000*(ads_ad_block-1));

Më shumë nga Sociale

Të gjitha ›