PS: Ligji per tokat, per te grabitur 50 mije ha te privatit
Deputeti i Partise Socialiste, Fatmir Toci, vleresoi dje se projektligji me i fundit per tokat i sjelle nga qeveria ne Kuvend s'eshte tjeter, por vec nje perpjekje e pashembullt per te grabitur pronat e 460 mije fermereve ne mbare vendin. Sipas tij, "ky projektligj eshte i ngritur jo mbi interes e shqiptareve, por mbi interesat e nje grupi njerezish te familjes biologjike e politike qe sot sundon Shqiperine, te cilet me mbeshtetjen e strukturave policore dhe te administrates shteterore po tentojne sot te zaptojne toka qe nga derdhja e Vjoses e deri ne Ksamil". Toci theksoi se "i eshte vene syri 50 mije hektareve toke ne pronesi private, por qe ligji ua kalon seksereve te klanit qeveritar per t'i menaxhuar, pa pyetur, madje pa vene ne dijeni as vete te zotet e tokes".