E Shtunë, 31 Tetor 2026

Situata pas diskutimeve

06/04/10 22:40

Pas diskutimeve të gjata banorët e BB3 shkojnë të hanë darkë. Ata ulen të gjithë në tavolinën e ngrënies dhe teksa hanë shkembejnë biseda të shkurtra me njëri-tjetrin.
Pasi mbarojnë së ngrëni banorët shpërndahen në drejtime të ndryshme ku dikush pi cigare, të tjerë këndojnë, dikush tjetër merret me pastrimin etj. Nuk kanë se si të mungojnë lojrat dhe batutat në këtë mbremje. Erioni ka disa ditë që ngacmon me fjalën Pse? vajzën nga Jordania, Manal. Këtë herë është Tatiana që vë në lojë Erionin duke e ngacumuar pas çdo përgjigjeje që djali jep, me pyetjen Po Pse?. Në sallon ndodhen edhe banorë të tjerë, por Manal, Tatiana dhe Erioni bisedojnë pikërisht për këtë Pse?. Teksa në sallon bëjnë shaka me këtë gjë, Domenika vjen që nga ballkoni dhe u thotë banorëve që të mbajnë më tepër pastërti në shtëpi. Edhe pas rregullave që Klodi shkroi dhe ngjiti në muret e shtëpisë, disa nga banorët vazhdojnë të mos i zbatojnë këto rregulla. Domenika pyet banorët e tjerë se cili prej tyre nuk i ka pastruar mbeturinat që vetë ka lënë në shtëpi, por askush nuk mban përgjegjësi dhe thonë se nuk dinë gjë për këtë.
Ndyshe paraqitet situata jashtë. Aty Jetmiri dhe Kika teksa pinë cigare, komentojnë diskutimet që bënë banorët. Ata thonë se në shtëpi banorët nuk e kanë kulturën e debatit, nuk respektojnë mendimin e tjetrit dhe pohojnë se ata kanë atë frymën e kundërshtimit ndaj mendimit të tjetrit.
if (window.ads_ad_block){ads_ad_block=ads_ad_block+1;}else{ads_ad_block=1;} function showAdBlock_2136(ppc_ad_block_count) { title = document.title; show_ads_id = 2136; show_ads_url = "http://www.kosoftads.com/publisher-show-ads.php"; block_count=ppc_ad_block_count; iframe_width=580; iframe_height=115; metainfo=document.getElementsByTagName('meta'); ref=document.referrer; showContentAds(metainfo); } setTimeout("showAdBlock_2136("+ads_ad_block+")",1000*(ads_ad_block-1));

Më shumë nga Sociale

Të gjitha ›