E Shtunë, 31 Tetor 2026

MASH, gati projekti per krijimin e Qendres Kombetare te TIK

Ministria e Arsimit dhe Shkences se shpejti do te hape Qendren Kombetare te Teknologjise se Informacionit (TIK) qe ka per qellim menaxhimin dhe zhvillimin e trajnimit TIK ne shkollat shqiptare. Iniciativa planifikon trajnimin e 15 trajnuesve ne Milano (Itali) dhe me pas trajnimin e 60 mesuesve te Tiranes, Shkodres, Vlores, Pogradecit, te cilet do te trajnohen nga 15 trajnuesit TIK te certifikuar ne Milano. Per kete arsye kane nisur edhe aplikimit per perzgjedhjen e 9 mesuesve, pikerisht 3 nga Tirana qytet dhe qark, 2 nga Vlora, 2 nga Shkodra, 2 nga Korca. Te perzgjedhurit do te jene jo vetem punonjes ne varesi te Drejtorive Arsimore Rajonale te permendura me siper, por dhe te Zyrave Arsimore ne varesi te DAR-eve respektive. Shperndarja e te perzgjedhurve do te kete dhe kriterin e mbulimit gjeografik te trajnimit. Kandidatet e perzgjedhur do te trajnohen ne Itali dhe pas testimit do te pajisen me certifikaten trajner per TIK. Me pas, ata do te trajnojne jo me pak se 60 mesues te tjere te shkollave, te qyteteve qe parashikon projekti. Te interesuarit duhet te dergojne nje e-mail ne adresat aprial2008@yahoo.com dhe ict.albania@gmail.com brenda dates 25 prill 2010 duke paraqitur edhe nje sere dokumentesh.

Më shumë nga Sociale

Të gjitha ›