E Diel, 1 Nëntor 2026

Dhuna Tirana me shume viktima

Sipas shifrave zyrtare jane 900 rastet e ushtrimit te dhunes ne Shqiperi prej te cilave vetem 290 jane ne Tirane. Dhuna ne familje do te konsiderohet nje krim ne legjislacionin shqiptar. Zevendesministrja Filloreta Kodra gjate nje aktiviteti me rastin e diteve kunder dhunes ne familje ka bere te ditur edhe risite e ligjit Per masat ndaj dhunes ne marredheniet familjare.

Ne do te fillojme punen qe ne legjislacionin tone dhuna te konsiderohet krim pra te nisin pergatitjet per ndryshime ne kodin penal per ta trajtuar dhunen ne familje si nje krim sic jane krimet e tjera. Ligji parashikon ngritjen e nje qendre kombetare per trajtimin e viktimave te dhunes leshimin e urdhrave te mbrojtjes per femijet dhe gjithashtu dhenia falas e ndihmes ligjore per viktimat personat e dhunuar tha Filloreta Kodra zv.minsitre e punes

Ministria e punes ka celur zyrtarisht fushaten kombetare te 16-diteve te aktivizimit kunder dhunes. Gjate diteve ne vijim ai do te vijoje ne qytete te tjera si Lezhe Pogradec dhe Gjirokaster.

Guina Hoxha

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›