E Diel, 1 Nëntor 2026

Faturat METE CEZ po kryen nje veper penale

Menyra se si CEZ shperndarje ben faturimin per klientet e saj perben nje veper penale. Ky eshte vleresimi qe jep Besin Pesha kreu i komisionit te konsumatorit nje organizem shteteror ne varesi te ministrise se ekonomise. Sipas tij kjo ceshtje duhet te jete objekt pune per prokurorine e gjykatat.

Ne kemi me dhjetera ankesa ne dite te cilat i drejtohen sherbimeve qe ofron CEZ. Ketu fillojme qe nga menyra e faturimit qe ndonjehere e kalon 30-diteshin kjo eshte nje shkelje e rende dhe futet dhe ne shkelje penale dhe ne disa raste ne i kemi inkurajuar qytetaret qe ti drejtohen gjykatave dhe prokurorise deklaroi Besian Pesha kryetar e Komisionit te Konsumatorit.

Bazuar ne kete sherbim te dobet komisioni i konsumatorit vlereson qe nuk mund te kete rritje cmimesh sa kohe qe nuk do te kete investime qe kompania duhet ti beje vete e jo duke ja faturuar ate konsumatoreve.

Une e shoh absurde qe te kerkohet nje rritje cmimi per shkak te rritjes se investimeve thjesht me nje argument qe keta kane shume humbje ne rrjet. Nuk mundet qe qytetari te paguaje dhe humbjet qe i shkaktohen CEZ per shkak te humbjes menaxheriale te tyre apo te nderhyrjeve te paligjshme ne treg tha Pesha.

Madje komisioni vlereson se pervec demit ekonomik qe po tentohet ti faturohet konsumatorit ka edhe nje kerkese tjeter te paparanueshme dhe me impakt social sic eshte tarifimi me i lire per 300 kilovatoret e pare te harxhuar. Ne rradhe te pare kundershtimi me i madh ka qene per kerkesen e tyre per te hequr cmimin e reduktuar deri ne 300 kilovat qe u duk nje kerkese e paarasyeshme dhe e patolerueshme vijoi ai.

Kompania CEZ shperndarje ka kerkuar nje rritje te cmimit te energjise me 12 per qind. Argumentet per rritjen e kerkuar kane qene nevojat per investime dhe humbjet e energjise ne rrjet.

Adi Darsi

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›