E Shtunë, 31 Tetor 2026

Dhuna e ultrasvefrika e Serbise dheheshtja e shqiptareve

TIRANE- Dhuna e shkaktuar nga ultrasit serbe qe coi dhe ne nderprerjen e ndeshjes Itali- Serbi te marten ne mbremje tashme eshte kthyer ne nje ceshtje e politikes se brendshme italiane dhe diplomatike mes Italise e Serbise.
Takimi i vlefshem per grupin C nje nga me te rendesishmit e dites nisi me nje akt urrejtje ndaj shqiptareve dhe me pas degjeneroi ne nje dhune dhe perleshje te vertete.
Beteja nisi kur nje njeri me maske parakrahet e te cilit ishin mbuluar me tatuazhe hipi mbi rrjeten me tela ku mbaheshin te izoluar tifozet serbe dhe dogji flamurin shqiptar dhe leshonte slogane Kosova eshte Serbi. Disa ore me vone policia arrestoi huliganin e identifikuar si Ivan Bogdanovic i akuzuar si kreu i ultrasve dhe 16 ultras te tjere.
Aktet e dhunes vazhduan deri ne oren 02.00 te mengjesit te sotem dhe policia deklaroi se kishin arritur te parandalonin nje tragjedi te vertete duke e krahasuar me ate qe ndodhi ne stadiumin Hejsel te Brukselit me 29 maj 1985. Ne ndeshjen mes Juventus dhe Liverpool per finalen e Champions League gjeten vdekjen 39 persona. Mediat italiane i perkufizuan tifozet serbe si 2000 huligane dhe kriminele te vertete.
BETEJA POLITIKE
Ministri i Brendshem Maroni vihet ne akuze nga opozita per dhunen e shperthyer nga ultrasit serbe brenda ne stadium dhe qe me pas vazhdoi deri ne mbremje vone por ministri mbrohet Asnje pergjegjesi nga policia italiane. Evituam nje tragjedi.
Partia Demokratike i kerkon ministrit te shpjegoje si ishte e mundur qe nje grup dhunuesish munden te hynin ne Itali me pas ne Xhenova dhe brenda ne stadium me gjithe ate sasi armesh dhe askush nuk kishte qene ne gjendje ti ndaloje as ti izoloje dhe ti carmatose.. Partia Italia dei Valori e Massimo Donatit kerkon doreheqjen e Maronit dhe ngre pyetjen se si jane lejuar te hyjne ne Itali kur njihet ne te gjithe Europen rrezikshmeria e tifozeve serbe Dihet tashme qe ata jane organizuar ne grupe paraushtarake dhe kane pasur role te tmerrshme ne luften ballkanike. Pavaresisht kesaj i eshte lejuar te hyjne ne Itali me qellim shkaterrimin e nje qyteti. Askush te mos na thote se behej fjale per gjera te paparashikuara. Vetem profesionaliteti i forcave te rendit ka ndaluar qe incidentet te kishin pasoja me te renda.- citon Maronin la Repubblica. Ai shtron pyetjen se cfare mund te kishte ndodhur mbreme me masat e rrepta te kontrollit te tifozeve
FRIKA E SERBISE DHE BE
Incidenti ndodh ne nje kohe kur Serbia pret ne tension mbledhjen e Keshillit te Europes i caktuar per tu zhvilluar me 25 tetor ne Luksemburg. Prej atje Beogradi shpreson te marre statusin kandidat per ne Bashkimin Europian.
Pas incidentit te ndodhur dje Serbise tani i duhet te druhet dhe per nje vote tjeter kunder pervec asaj te Holandes. Deri diten e djeshme Italia ka qene nje vend mbeshtetes i Serbise ne integrimin me pare te saj ne Bashkimin Europian.
Ambasadorja e Beogradit ne Rome Sanda Raskocvic- Ivic i kerkon ndjese Italise Na vjen turp. Keta bandite nuk perfaqesojne ndjenjat dhe sjelljen e popullit serb. Na vjen turp dhe ju kerkojme ndjese.
Nje dem ne procesin e integrimit europian te Serbise komenton Alfredo Mantica nensekretar i Ministrise se Jashtme italiane. Ai ndodhet ne Beograd ne nje takim te organizuar pikerisht per afrimin e Serbise drejt BE.
Mantika vendos nje vazhdimesi mes dhunes se ndodhur dje ne Xhenova te Italise dhe dhunes te ndodhur te dielen ne Beograd gjate parades se geyve. Dikush kerkon te pengoje integrimin por shton se nje episod i tille nuk mund te kompromentoje vendimin e Keshillit te Euoropes per kandidaturen e Beogradit.
Dhuna eshte denuar dhe nga media serbe duke e cilesuar turp jo vetem per futbollin serb por per te gjithe vendin. Nje turp kombetar - kjo eshte vdekja e Serbise e titullon kryeartikullin tabloidi beogradas Kurir. Gazeta i quan ultrasit fajtore dhe te dhunes qe shpertheu ne Beograd te dielen ne paraden e Gejve dhe i kerkon qeverise te ndaloje kete te keqe.
HESHTJA
Asnje reagim nga qeveria shqiptare as nga qeveria kosovare ndonese ultrasit serbe dogjen flamurin shqiptar ne nje ndeshje e cila eshte pare nga 13 milione shikues. Ndersa Kosova ishte perqendruar sot ne viziten e sekretares amerikane te shtetit Hilari Klinton ne Shqiperi politika dhe qeveria ishte perqendruar ne akuzat e ndersjellta mes partive politike dhe premtimet per ndertimin e infrastruktures rrugore.

BalkanWeb

Më shumë nga Analiza

Të gjitha ›