LGBT dhe shoqeria myslimane
Aktet e dhunshme ne Beograd gjate manifestimit te Gay Pride 2010 aktivitet ky qe prej me shume se dyzet vitesh zhvendoset nga nje qytet i botes ne tjetrin ne mbrojtje te lirive e te drejtave te personave LGBT percjellin ne opinionin kolektiv realitetin e nje bashkejetese te veshtire midis tyre e nje pjese te rendesishme te shoqerise ballkanike e myslimane. Dhuna e ushtruar mbi me shume se njeqind manifestues eshte vecse nje grimce e dukshme e nje sjelljeje homofobike e justifikuar nga ligje e fatkeqesisht nje fenomen i perhapur ne shoqerite e mjaft vendeve te botes e jo vetem ne Ballkan e ne popullsite myslimane. Edhe pse teorikisht personat LGBT mbrohen nga traktate nderkombetare per te drejtat e njeriut midis te cilave Karta Nderkombetare e te Drejtave te Njeriut Pakti Nderkombetar per te Drejtat Politike e Civile dhe Pakti Internacional per te Drejtat Ekonomike Sociale e Kulturore personat gay lesbike travestite e transseksuale burgosen dhunohen madje dhe eliminohen fizikisht pothuajse rregullisht cdo dite.
Ne disa prej ketyre vendeve autoritetet e patolerueshme refuzojne mbrojtjen e te drejtave themelore te homoseksualeve kurse ne disa te tjera qeverite e tyre jane ne linje te pare kunder personave LGBT ose vetautore te kesaj dhune. Jane mbi 70 shtete ne bote qe praktikojne ligje qe denojne aktet seksuale me personat e te njejtit seks e ne kater prej tyre praktikohet denimi me vdekje Arabia Saudite Irani Sudani e Muaritania. Dyzet prej ketyre shteteve kane ligje te rregulluara nga e drejta islamike e drejte kjo e justifikuar si e percaktuar nga Zoti e nga besimi mysliman. Shteti udhehiqet nga nje kompleks normash fetare juridike e sociale te bazuara ne doktrinen e Kuranit qe bashkejetojne me rregullat teologjike morale etike e rituale te njohura ne Perendim si e drejta private. Jurite e gjykatave dorezojne ekskluzivisht fuqine e tyre ne duart e fese e ne kater burimet e saj kryesore Kurani Suneti tradita e shenjte opinioni aprovues e interpretimi analog. Aplikohet Sheriati rruga qe duhet ndjekur e nuk ka nje dallim midis mekatit e krimit.
Ndersa ne shoqerite perendimore here pas here njerez te politikes personalitete te artit e kultures personazhe te botes se spektaklit e te sportit bejne outing duke deklaruar orientimin e tyre homoseksual shoqeria ballkanike e myslimane fryhet me sjellje hipokrite e dukshmerisht kontradiktore. Toleranca e jotoleranca te besh e te heshtesh te shohesh e te mbyllesh syte te degjosh e te harrosh krijojne paradoksin e jetes seksuale te botes myslimane. Kenaqesia seksuale e jetuar midis argetimit e turpit homoseksuale o heteroseksuale eshte perhere e fshehur. Gabimi i fshehur eshte gjysme i falur - thote nje proverb arab e ne shoqerine fanatike myslimane ballkanike o kudo qofte ajo jeta seksuale e cdo orientimi duhet te gezohet ne menyre klandestine ndryshe mund te pesoje te kthehet ne krim e ne nje turp per familjen. Tolerohen ekzistenca e nje personi gay ne familje me kushtin e vetem qe per shoqerine te rezultoje me nje jete normale i martuar e me femije. Fshihet e mbulohet e verteta injorohet e shtiret perballe evidences mjaft qe te mos turperohet familja. Ne boten myslimane joshja e dashuria jane te kodifikuara e duhen perulur perballe ekzigjences se ligjit social qe reagon si nje veshje e tmerrshme plumbi - thote antropologu egjiptian Malek Chebel.