E Shtunë, 31 Tetor 2026

Berisha heqja e vizave dhe Skenderbeu

Cilat jane ngjarjet e tjera te shenuara te shqiptareve ne historine e tyre krahasimi i heqjes se vizave me Skenderbeun tingellon sikur shqiptaret spaskan pasur asgje ne histori

Nga Fatos Lubonja

Akti i Kryeministrit tone qe shkoi ne Kruje dhe tha se heqja e vizave eshte fitorja me e madhe e shqiptareve qe nga koha e Skenderbeut meriton nje koment sepse sipas gjykimit tim eshte deshperimisht deshperues ne disa plane. Se pari do te thosha se ky pohim te ben te mendosh se Kryeministri yne nuk e ka haberin e koncepteve te sotme per historine. E kam fjalen se ideja e vazhdimesise se historise se nje populli qe nga gjeneza e tij e deri me sot me nje qellim te larte qe vjen e realizohet pas vuajtjesh e veshtiresish shekullore eshte nje konstruksion mitologjik tashme i provuar si shkencerisht i gabuar por edhe si politikisht i rrezikshem.

Historia e popujve nuk eshte aspak dicka qe ecen ne menyre lineare dhe progresiste e pashkeputshme ne historine e cdo populli ka pasur periudha te ndryshme qe nuk lidhen domosdoshmerisht me njera-tjetren me ndonje fill ashtu sikurse pas periudhash te ndritshme ka pasur edhe te erreta sic jane lufterat apo diktaturat shpesh te lidhura me realizime projektesh te tilla teleologjike qe e bejne edhe ceshtjen e se ardhmes nje pikepyetje te madhe dhe nje sfide te perditshme te paparashikuar qe ka nevoje te modifikohet gjithmone nga perballja me realitetin. Kurse Kryeministri na dha nje version te historise qe na ben te mendojme se ai vetem sa ka zevendesuar nga dijenite e tij nacional-komuniste te marra ne periudhen e enverizmit komunizmin me NATOn dhe heqjen e vizave cka nuk eshte nje ogur i mire as per menyren sesi i qasemi te ardhmes dhe as per arsimimin tone te prapambetur edhe keshtu sic eshte.

Se dyti tiu thuash shqiptareve se kjo eshte arritja me e madhe qe keni pasur ne histori qe ne kohen e Skenderbeut te ben te shtrosh pyetjen se cilat jane ngjarjet e tjera te shenuara te shqiptareve ne historine e tyre sepse kjo tingellon sikur shqiptaret spaskan pasur asgje ne histori se ata se bashku me malet e Shqiperise pasi u zhgenjyen nga rruga ku i udhehoqi Partia e Punes dhe Enveri paskan pritur Partine Demokratike dhe Sali Berishen qe ti nxjerre ne drite. shte e veshtire te thuash se cilat jane ngjarjet me te shenuara te shqiptareve ne historine e tyre.

Por se pari do te thosha se nese do te fillonim te flisnim per histori shqiptaresh me ngjarje te shenuara do te duhet te kemi parasysh historine e shqiptarizmes qe sikurse e thone historianet e vertete fillon afersisht ne gjysmen e dyte te shekullit XIX dhe jo ne kohen e Skenderbeut. E nese do te flasim per ngjarje te rendesishme te shqiptarizmes do te thosha se ka shume ngjarje duke filluar qe nga botimet e para te Kristoforidhit Lidhja e Prizreni hapja e shkolles se pare shqipe botimi i poemave te Naimit per te mos folur per shpalljen e pavaresise me 1912 dhe te tjera ngjarje ne kohen e Zogut ashtu sikurse ndoshta do te gjenim te tilla edhe ne kohen e Luftes Nacionalclirimtare apo te Enver Hoxhes - shume me te rendesishme sesa heqja e vizave per shqiptaret gjithmone pa harruar anen e kundert te medaljes se tyre.

Se treti ka nje mashtrim dhe manipulim te madh kur tentohet te reduktohet individi ne historine e kolektivitetit te tij duke iu thene se ngjarja me e lumtur e jetes se tij eshte ajo e kolektivitetit te tij. dokush ka arritjet e tij ne jete dhe per shumekend keto jane shume me te rendesishme se heqja e vizave. Madje ka nga ata qe mund te mos e duan Europen fare dhe kjo eshte e drejta e tyre. Ndersa imponimi qe i ben shteti individit shqiptar nepermjet fjales se Kryeministrit dhe propagandimit te saj se ai duhet te perjetoje si ngjarjen me te madhe te jetes se tij ate te kolektivitetit eshte nje jehone e atyre koheve ideologjike kur individit i kerkohej nga pushteti ta konsideronte veten thjesht dhe vetem si nje ingranazh te makines se madhe kolektive. Jam i bindur se po ti pyesesh vec e vec shqiptaret qe jetojne brenda dhe jashte atdheut se cila eshte ngjarja me e rendesishme ne jeten e tyre mund te te thone shumecka si lindja e femijeve martesa arritja e nje suksesi ne pune apo ku di une por jo heqja e vizave.

E ne kete kontekst duhet thene se puna e nje politikani eshte te beje sa me te lumtur nje numer sa me te madh njerezish ne vendin e tij ne shtepine e tij ne kopshtin e tij ne shkollen e tij. Dhe nuk ka pike dyshimi se periudha qe po kalojme me gjithe heqjen e vizave qe eshte dicka pozitive nuk eshte nga me te lumturat qe na kane gatuar politikanet tane por perkundrazi nga me te veshtirat sepse po humbasim dita dites nje shprese me te rendesishme se ajo qe te mund te shkojme te shohim te afermit ne Europe shpresen se do te mund te jetojme me cilesi jete me drejtesi e me dinjitet ne vendin tone. Le te mos harrojme se ceshtja e levizjes se lire ne Europe mund te konsiderohet nje arritje e qyteterimit europian edhe e jona sigurisht por kurrsesi arritja me e madhe aq me pak ne kohen e sotme kur ne shume vende te Europes po vihet re prirja e mbylljes ndaj te varferve te Europes sic jemi ne apo ku prezenca e tyre shihet si nje mundesi qe keta te bejne punet e rendomta qe si bejne me europianet.

Se fundi me duket shqetesuese kjo prirja e udheheqesve tane te shekullit XX-XXI per tu krahasuar me Skenderbeun dhe aq me teper ajo e servileve te tyre per ti krahasuar me kete. Enver Hoxha madje gati-gati ia arriti dhe ia kaloi kesaj ambicieje sepse i ngriten nje monument edhe me te larte se Skenderbeu mu ne sheshin Skenderbej. shte shqetesuese se pari sepse tregon shkeputje delirante nga realiteti nderkohe qe roli i nje politikani eshte pikerisht te preke perdite me dore realitetin dhe ta plazmoje ate. Se dyti nuk e kam fjalen se nje politikan i sotem ska te drejte te aspiroje te krahasohet me Skenderbeun. Le ta ushqeje edhe kete enderr tekefundit. Problemi eshte se cfare e frymezon kete politikan per tu bere si Skenderbeu ne imagjinaten e shqiptareve.
Skenderbeu eshte nje hero nderkombetar i Mesjetes qe shqiptaret e moren ne shekullin XIX per shkak te origjines se tij dhe e bene mit te nacionalizmit si nevoje identitare per tu identifikuar si komb krahas kombeve te tjera qe po lindnin si dhe per tu frymezuar ne perpjekjet e tyre per pavaresi meqe kishte luftuar kunder turqve.

Ky ishte realiteti i asaj kohe dhe miti u ngrit si nevoje e asaj kohe. Ne realitetin e sotem nuk kemi nevoje per identifikim kombetar sepse tashme njihemi dhe as nuk jemi ne ndonje lufte. Ne sot kemi nevoje per heronj te politikes nga ata te kohes kur jetojme me fytyre njeriu qe neser mund ti bejme edhe mite por qe te na frymezojne me punen e tyre per demokracine per lirine per te na cliruar nga neperkembja qe na ben kasta qe kemi ne krye. Dhe Sali Berisha me duket se per fat te keq eshte shume larg ketij heroi te politikes pasi eshte koke e kembe ne anen e neperkembesve.

Më shumë nga Analiza

Të gjitha ›