Siguria e brendshme dhe kriza e veriut
Siguria e brendshme dhe siguria e kufijve eshte nder sfidat me te medha te Kosoves se pavarur. Vendi eshte i qete madje Kosova realisht eshte nder shtetet me paqesore ne rajon pa dridhje sociale pa demonstrime te dhunshme te pakenaqesive me nje polici te organizuar mire qe mund ta mbaje qetesine e brendshme dhe me trupat e Forces se Sigurise qe mund te garantojne ne te ardhmen kufijte. Kryesisht ne dy vjetet e pavaresise ka mbizoteruar atmosfere e qete neper rruge e sheshe. Pati manifestime te pakenaqesive ne numer jo te madh disa qindra per statusin politik per rritjen e pagave per rregullimin e statusit social apo per mospajtime te menyres se privatizimit. Edhe enklavat serbe minoritetet e tjera ishin te qeta e bashkepunuese qe nga fillimi te cilat kane paraqitur problem gjate kohes se administrimit te UNMIK-ut sikur kane filluar te qetesohen. Nje pjese e minoritareve serbe me joshje te ndryshme kane filluar te pranojne institucionet e Kosoves dhe te marrin pjese ne zgjedhjet lokale. Per pjesemarrje ne zgjedhjet qendrore pritet te shihet sepse ne zgjedhjet e kaluara serbet nuk moren pjese dhe perfaqesuesit serbe nuk jane ne institucionet qendrore. Vendet e rezervuara te deputeteve dhe vendet per deputetet qe mund te zgjidheshin sikur te merrnin pjese ne zgjedhje jane te zbrazeta.
Veriu i Mitrovices eshte problemi me i rende kombetar i Kosoves dhe nder problemet me te medha te rajonit. Serbia ne fqinjesi me enklaven militante te lagjeve te veriut te Mitrovices nuk eshte e interesuar ta lere Kosoven ne qetesi. Nuk eshte veriu i qytetit problemi i pazgjidhshem gjerat jane te qarta ne aspektin politik gjeografik etnik e territorial sepse veriu eshte pjese perberese e Kosoves. Askush nuk e ka kontestuar deri tash kete fakt mirepo interesat e larmishme te nje pjese te bashkesise nderkombetare kalkulimet e ndryshme dhe ngurrimet kane bere qe veriu i Mitrovices te behet nje lloj kanceri per Kosoven. Ne ate pjese te vendit autoritetet qendrore ende nuk kane mundesi ta ushtrojne pushtetin dhe nuk kane mundesi te shpartallojne organet paralele serbe te cilat e terrorizojne popullaten shqiptare dhe e bejne ligjin. Nderkaq per perdorimin e dhunes eshte dhene udhezim i prere se nuk mund te behet.
Gjate dhjete vjeteve te trazirave te kohepaskohshme te cilat i nxiten paramilitaret ose u dirigjuan drejtperdrejt nga Serbia kane rene dhjetera viktima kryesisht shqiptare vendes jane vrare e plagosur edhe police nderkombetare pati djegie shtepish e plackitje. Kriza e vazhdueshme e ngaterruar nga Milloshevici simbolizohej nga kacafytja ne Mitrovice midis serbeve ne veri te lumit Iber dhe te shqiptareve ne jug te tij te ndare nga ura qe ndehet siper saj1.
Diplomacia nderkombetare qe nga fillimi i ka identifikuar fajtoret dhe e pati te qarte situaten2. Gjenerali Clark ambasadori Richard Hoolbruck dhe perfaqesues te tjere te NATO-s e te ShBA-se tashme i kishin identifikuar agjentet e regjimit te Milloshevicit si fajtoret kryesore lidhur me perleshjet ne Mitrovice3 por aksionet e vendosura munguan.
Kriza ne veriun e qytetit te Mitrovices u intensifikua edhe kohet e fundit kur u paraqit Strategjia per rregullimin e gjendjes. Ish-gjenerali Ramadan Qehaja analist i ceshtjeve te sigurise ne nje vrojtim te gazetes Koha ditore shkruan Per strategjine e shtrirjes se pushtetit tone ne pjesen veriore te Kosoves ketyre diteve eshte folur mjafte. Deklarata e Piter Faithit se vendosja e pushtetit kosovar ne pjesen veriore te vendit do te zgjase me vite eshte deshmia me e mire se Strategjia e hartuar dhe e proklamuar per veriun qe ne start mund te jete e gjykuar per te deshtuar4.
Sipas kesaj strategjie problemi fondamental shpartallimi i njesive paralele apo i organeve paralele nuk do te behet ndersa problemi thelbesor jane pikerisht keto organe te sigurise mercenare te Beogradit per te cilat EULEX-i dhe qeveria e Kosoves qe thote se ka hartuar strategjine ne bashkepunim me nderkombetaret nuk do te merret por do te perpiqen qe ti anashkalojne apo ti margjinalizojne.
Nderkaq dihet qe ne fillim se Beogradi nuk do te leshoje pe perderisa nuk eshte pajtuar me kete strategji. Veriu i Kosoves eshte problemi qe nga viti 1999 kur hyne trupat e NATO-s ne Kosove5. Faktore nderkombetare administrata e UNMIK-ut por edhe EULEX-i kane bere perpjekje te vazhdueshme qe te ofrojne zgjidhje dhe tu propozojne oferta serbeve lokale mirepo asnjeren nga to nuk i kane pranuar.
Celesi per perparim ne pjesen problematike eshte fjala per veriun e Mitrovices verejtja jone qendron te promovimi i pajtimit nderetnik dhe forcimi i institucioneve shumetnike Interviste me perfaqesuesin special te Sekretarit te Pergjithshem te OKB-se Lamberto Zanierit6. Ky celes ende nuk eshte gjetur sepse serbet nuk e pranuan as pajtimin nderetnik megjithese vete i kane shkaktuar te gjitha vrasjet ishin te fajshem edhe per trazirat e kohepaskohshme pas hyrjes se trupave te NATO-s u konfrontuan edhe me policine nderkombetare por edhe me trupat e KFOR-it.
Kriza e veriut te Mitrovices filloi ne kohen e UNMIK-ut dhe do te vazhdoje edhe me EULEX-in dhe me organet legjitime te shtetit te Kosoves. Pas rikonfigurimit te UNMIK-ut apo pas reduktimit ne disa dhjetera nepunes Zanieri thote se kjo gje eshte bere per ti dhene hapesire BE-se qe te luaje rol me te madh7. Po per problemin e veriut te Mitrovices Sekretari i Pergjithshem i NATO-s Anders Fogh Rasmussen thote NATO-ja do te mbeshtese te gjitha strategjite qe ndihmojne sigurine dhe stabilitetin e Kosoves duke perfshire edhe ato per integrimin e te gjitha komuniteteve ne shoqerine kosovare8.
Tani eshte koha e duhur per zbatimin e strategjise per integrimin e veriut te Kosoves mirepo strategjia eshte test per seriozitetin e faktoreve te perfshire ne zgjidhjen e problemeve atje - vlereson ne intervisten ekskluzive per Radio Kosoven me daten 2 shkurt 2010 ekspertja e Iniciatives Evropiane per Stabilitet Verena Knaus. Sipas saj ka ardhur koha edhe per rishikimin e fuqive ekzekutive te ICO/EUSR pasi koha e protektorateve ne Ballkan ka perfunduar9. Personalisht jam e zhgenjyer me faktin se Bashkimi Evropian nuk ka qendrim unik per pavaresine e Kosoves. Fakti se pese vende te BE-se nuk e kane njohur pavaresine e veshtireson punen e EULEX-it ne terren dhe e detyron misionin qe te veproje sipas idese se neutralitetit. Mirepo cfare do te thote te jesh neutral ne lemin e sundimit te ligjit. Neutraliteti ne kete rast do te thote te veprosh ne emer te sundimit te ligjit pasi kjo eshte natyra e misionit dhe duhet te sigurohet se funksionon sistemi i drejtesise. Po eshte e vertete se ka nje permbajtje brenda EULEX-it dhe kjo e dobeson poziten e Bashkimit Evropian. Unioni duhet te jete me i vendosur dhe duhet ti thote Beogradit se te bashkohesh ne rrugen evropiane nenkupton me shume se sa miratim te ligjeve pra nenkupton ndryshim ne menyren e te berit politike10.
Natyrisht ne kete disonance te Bashkimit Evropian sipas reagimit qeveria amerikane dhe ambasada amerikane ne Prishtine kane rol vendimtar ne mos lenien vetem te Bashkimit Evropian. Duhet te jemi te ndershem dhe te pranojme se pa perkushtimin e fuqishem te qeverise amerikane as arritja e pavaresise nuk do te ishte e mundur pasi brenda BE-se ka shume dallime. Tani roli fillimisht duhet te jete te ofrojne mbeshtetje te shtyjne qeverine e Kosoves qe te shtyje Bashkimin Evropian ne drejtimin e nevojes se integrimit te Kosoves.
Sipas Planit te Ahtisarit rishikimi i tij duhet te behet brenda dy vjeteve. Verena Knaus mendon se opsioni i duhur eshte futja edhe me thelle e Kosoves ne procesin e integrimit evropian duke forcuar me teper anen evropiane te perfaqesuesit nderkombetar. Kjo do te shmangte problemet me Serbine apo me vete komunitetin serb ne Kosove por edhe do te ndryshonte menyren e ushtrimit te presionit ndaj qeverise se Kosoves.
Qendrimi armiqesor i Serbise shantazhet e vazhdueshme mospajtimi me pavaresine e Kosoves ne perpjekje per te imponuar koncesione te ndryshme ka ndikuar qe grupet e armatosura dhe serbet militante ta mbajne ne tension veriun e Mitrovices duke terrorizuar shqiptaret vendes.
Instrumentalizimi i gjate i serbeve te Kosoves te mbetur ne enklava qe nga koha e Milloshevicit dhe me heret me shume do te perdoret nga Beogradi per te shantazhuar institucionet e Kosoves dhe per te bere presione mbi faktoret relevante nderkombetare. Nje pjese e minoritareve serbe do te perdoren vazhdimisht kunder pavaresise ndersa Kosoves do ti shkaktojne probleme te vazhdueshme sepse perfaqesuesit e institucioneve do te jene nen trysnine e bashkesise nderkombetare duke kerkuar te trajtohet cdo rast vec e vec. Per kete gje do te lypen energji dhe para por do te jete shume me i madh demi moral para subjekteve nderkombetare nese nuk trajtohet problemi ne thelb sepse edhe eksesi me i vogel mund ti frikesoje pastaj kapitalistet perendimore qe te investojne ne Kosove. Nderkaq njera nder minierat dhe industrite e perpunimit te xeheve eshte Trepca te cilen duket se e synojne serbet ose perpiqen ta bllokojne.
Presionet serbe mbi veriun e Mitrovices behen edhe per ndarjen e nje pjese te Kosoves. Ndarja e Kosoves te cilen pak dite para shpalljes se pavaresise e hodhen ne treg serbet e ka zanafillen shume me heret dhe sa here qe shqiptaret kane kembengulur per tu shkeputur ka dale serish ideja per nje prerje trup e terthor te territoreve te Kosoves11. Ndarja eshte permendur edhe me vone por ne formen e propozimit serb per copetimin e Kosoves perkatesisht per shkeputjen e tri komunave te veriut te Kosoves nga trungu dhe bashkimin e tyre me Serbine12.
Ne fakt Serveri mund ta kete kuptuar me Presheven Luginen e Presheves qe nenkupton gjithe hapesiren ku hyjne edhe komuna e Bujanovcit dhe ajo e Medvegjes sepse shqiptaret gjithhere i permendin se bashku keto tri komuna.
Ngjashmeria e krizes ne veriun e Mitrovices ku veprojne grupet paramilitare dhe perpjekjet e fuqishme te Serbise per destabilizim kane ekzistuar edhe ne Sllavonine lindore te territorit kroat ku serbet po ashtu nje kohe jane perpjekur te bejne presion te imponojne koncesione territoriale madje edhe ta shkepusin. Nje kohe ajo krahine u qeveris nga perfaqesuesit nderkombetare ishte William Walker administrator dhe pastaj iu bashkua shtetit kroat te cilit edhe i takonte. Nje gje te ketille Beogradi e ka bere nje kohe edhe me Kninin dhe Liken po ashtu ne Kroaci ku vepronin formacione te fuqishme serbe te mbeshtetura nga armata e ish-Jugosllavise dhe terroristet e tjere serbe mirepo ne ate territor shteti kroat pati me shume vendosmeri natyrisht edhe me shume mbeshtetje nderkombetare dhe i deboi te gjitha forcat kriminale serbe ne aksionin ushtarak te koduar Oluja Stuhia. Mbi pesedhjete mije refugjate e ushtarake te shpartalluar serbe erdhen ne Kosove ne ate kohe ne vend qe te shkonin ne Serbi duke krijuar probleme te shumta dhe acarime sepse pos qe nje pjese e tyre kishin bere krime ne Kroaci me kete kontingjent nder me te numert gjate historise me te re metohej rikolonizimi tjeter serb i Kosoves per ta plotesuar minoritetin serb qe qeveriste atebote shumicen shqiptare me ndihmen e ushtrise e te policise.
Ne veriun e Mitrovices bashkesia nderkombetare perpiqet qe ne menyre paqesore ti neutralizoje forcat e sherbimit sekret serb dhe ta shtrije pushtetin mbi ate hapesire. Ne aspektin kohor proceset jane duke shkuar shume me ngadale sesa ne territorin kroat. Madje ngadalesia eshte shqetesuese ndersa toleranca qe u behet serbeve eshte e pakuptueshme sepse nacionalizmi i tyre u ka kushtuar shume kroateve u ka kushtuar boshnjakeve e sidomos po u kushton edhe me tutje shqiptareve. Eumlshte veshtire qe me taktiken te cilen e ka zgjedhur bashkesia nderkombetare te jape fryte.
Konfliktet nacionaliste kane shkaktuar vuajtje shume te medha drejtpersedrejti apo terthorazi. Nacionalizmi nuk eshte thjesht nje fenomen eshte gjithashtu nje problem13. Nacionalizmi serb i mbufatur ne shovinizem te terbuar racist u shkaktoi probleme te gjithe popujve ne Ballkan sidomos ata qe ishin ne ish-Jugosllavi. Fatkeqesisht me gjithe masakrat e gjenocidin qe e shkaktoi nacionalizmi serb nuk u ndeshkua sikurse ndodhi me nacionalsocializmin gjerman pra bashkesia nderkombetare e kurseu Serbine e anashkaloi ne ndeshkimin kolektiv prandaj ai nacionalizem do te vazhdoje tu shkaktoje probleme edhe ne te ardhmen disa kombeve ne gadishull gje qe e pranojne faktoret nderkombetare duke u perpjekur te gjejne udheheqes serb me pak nacionalist dhe me te pranueshem per bisedime. Mirepo asnjeri prej tyre kur eshte fjala per Kosoven per Bosnje-Hercegovinen dhe ceshtje te tjera nuk ndryshojne nga qendrimi i pararendesve te tyre te zhytur ne krime te thella.
1 Stephen Schwarc Kosova prejardhja e nje lufte Rrokullia Prishtine 2005 faqe 183.
2 Stephen Schwarc Kosova prejardhja e nje lufte Rrokullia Prishtine 2005 faqe 183.
3 Po aty faqe 185.
4 Koha ditore 27 janar 2010 faqe 11.
5 Ishin mbi njeqind mije veta te ardhur nga e gjithe Kosova qe ecnin hareshem drejt Mitrovices Bernard Kushner Luftetaret e paqes shtepia botuese Mesonjetorja Tirane 2004 faqe 133-138.
6 Koha Ditore e marte 2 shkurt 2010 faqe 1- 4-5.
7 Zanieri i shqetesuar per veriun Koha ditore 2 shkurt 2010 faqe 4-5.
8 Rasmussen NATO-ja perkrah cdo strategji per integrimin ne Kosove Koha ditore 2 shkurt 2010 faqe 3.
9 Radio Kosova 2 shkurt 2010 web faqja RTK live.
10 Po aty .
11 Ndarja e Kosoves ne forme te copetimit te coroditur eshte botuar qe ne vitin 1993 ne numrin 1-2 te revistes italiane Limes per gjeopolitike Mitro Cela Mes Kosoves dhe Epirit UEGEN Tirane 2002 faqe 91 Projekti serb per ndarjen e Kosoves.
12 Ndarja e Kosoves nuk eshte me teme tabu por duhet kuptuar se pala kosovare per te tri komunat veriore do te kerkonte Presheven me cka Beogradi nuk pajtohet thote Daniel Server nga Instituti Amerikan per Paqe radio Evropa e Lire transmetuar me 7 janar 2010.
13 Ernest Gellner Nacionalizmi IDK Tirane Ne Britani te Madhe botuar me 1997 faqe 125.