E Shtunë, 31 Tetor 2026

Dhuna maqedonase, protesta në Tiranë e Burrel

Rreth 70 të rinj te organizatave jo qeveritare, si Tifozat Kuq e Zi, Kuvendi i Patriotëve Civil dhe Unikomb kane protestuar perpara Ambasades Maqedonase. Ky tubim sipas tyre eshte ne shenje reagimi ndaj zhvilimeve te fundit agresive, raciste dhe fetare te ndodhura ne Maqedoni.
"Të shqetësuar prej zhvillimeve të fundit të situatave në Maqedoni, ku segmente të caktuara të shtetit maqedon janë hedhur në veprime agresive e arrogante për diskriminimin e shtetasve shqiptarë. Kuvendi i Patriotëve Civil, pjesë përbërëse e Kuvendit Civil si organizator në bashkëpunim me Unikomb, Tifozat Kuq e Zi dhe një sërë grupimesh të tjerë vendosëm të reagojmë konkretisht për këto akte anti-shqiptare, ku brenda dy javëve rezultojnë dy të vrarë, mbi 30 persona të dhunuar, si dhe xhestin e fundit të patolerueshëm me djegien e flamurit tonë kombëtar nga një bandë terroriste sllavo-maqedonase, të infiltruar nga vetë politika e saj"deklaruan protestuesit.

Edhe të rinj të shkollave të mesme të Burrelit kanë protestuar në rrugët e qytetit duke djegur flamurin maqedonas, pas publikimit të një video gjatë ditës së djeshme duke djegur flamurin shqiptar. Të rinjtë kanë kërkuar t`i kthejne monedhen personave te videos, duke e djegur dhe e shkelur flamurin maqedonas.
 

Më shumë nga Sociale

Të gjitha ›