Dhuna më 21 janar Komisioneri i KE vjen në Tiranë
TIRANE- Vetëm pak ditë pasi një delegacion i Komitetit të Parandalimit të Torturës, zhvilloi hetime në Shqipëri për dhunën ndaj disa demonstruesve gjatë 21 janarit, një tjetër zyrtar i Këshillit të Evropës vjen në Shqipëri për të marrë të dhëna mbi të njëjtat ngjarje. Komisioneri i lartë i të drejtave të njeriut, Tomas Hamarberg në Këshillin e Europës viziton sot Shqipërinë dhe në axhendë do të ketë ngjarjet e 21 janarit.
Komisioneri i të drejtave të njeriut mbërrin në Tiranë për të parë nga afër, se sa janë respektuar të drejtat e shtetasve përgjatë demonstratës. Po kështu, komisioneri Hamarberg është parashikuar të ketë një axhendë të shumë të ngjeshur takimesh dhe vizitash me funksionarët me të lartë të shtetit, institucionet e paravarura si Prokuroria e Përgjithshme, Avokati i Popullit dhe me disa OJQ që mbrojnë të drejtat e njeriut në vendin tonë. Në axhendën e komisionierit Hamarberg është parashikuar dhe një takim me kreun e shtetit Bamir Topi i cili do të zhvillohet sot paradite.
Kryefjalë e takimeve pritet të jetë shqetësimi për dhunën e ushtruar nga policia në 21 janar dhe për veprimet e ndërmarra nga qeveria shqiptare për të respektuar të drejtat e njeriut dhe pavarësinë e institucioneve.
(s.g/balkanWeb)