E Shtunë, 31 Tetor 2026

Heqja e imunitetit të Metës në Kuvend Mblidhet Grupi PS

TIRANE- Partia Socialiste mbledh grupin parlamentar një ditë para seancës së Kuvendit, ku pritet të votohet heqja e imunitetit për deputetin Ilir Meta dhe Dritan Prifti. Grupi i PS do të përcaktojë gjatë kësaj mbledhje qëndrimin që do të mbajë gjatë seancës së nesërme në Kuvend.

Burimet brenda grupit të PS, kanë bërë të ditur se socialistët do të votojnë pro heqjes së imunitetit për të dy deputetët. Ndërkaq ajo që mbetet e paqartë është qëndrimi që do të mbajë PS nesër në kuvend në lidhje me nismën e PD-së për ndryshimin në rregulloren e Kuvendit, ku të sanksionohet dorëzimi vullnetar i imunitetit të deputetëve që vihen nën akuzë.

Nisma u bë publike një ditë më parë nga kryeministri Berisha në mbledhjen e grupit PD, ndërsa u firmos prej tij e deputetëve demokratë.

Zhvillimi i seancës ditën e nesërme në orën 10:00 të paradites, u vendos dje në mbledhjen e konferencës së kryetareve ku ishin të pranishëm edhe përfaqësuesit socialiste. Nderkaq rreth orës 13: 30 pritet të mblidhet Këshilli i rregullores dhe imuniteteve për të diskutuar mbi heqjen e imunitetit për Dritan Priftin.
(s.g/BalkanWeb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›