E Shtunë, 31 Tetor 2026

Gjykata e Sarandës: Të shfuqizohet ligji për ndryshimin e kombësisë

SARANDE- Kryetari i Gjykatës së Sarandës i kërkon Gjykatës Kushtetuese shfuqizimin e dispozitave të ligjit për "Për gjendjen civile" i miratuar në 2009, i cili ka të bëjë me ndryshimin e kombësisë.

Në bazë të nenit 58, pika 7, të ligjit nr.10129, datë 11.05.2009 "Për Gjendjen Civile", sanksionohet se "ndryshimi i kombësisë bëhet vetëm me vendim gjyqësor, duke u thirrur në çdo rast, si palë në proces, shërbimi i gjendjes civile, edhe kur kombësia ka qenë caktuar përkohësisht ose kur është bërë gabim material". Është pikërisht ky nen që mendohet se i ka hapur rrugën gjatë viteve të fundit ndryshimit masiv të kombësisë nga shqiptare në greke.

Sipas krytarit të gjykatës së Sarandës Alltun Cela “Ligji është antikushtetues dhe në kundërshtim me konventën Europiane. “
Brenda dy vitesh, mbi 2200 qytetarë kanë bërë ndryshimin e kombësisë nga shqiptarë në grekë me vendim gjyqësor të gjykatave në jug të vendit.

Pak ditë më parë KLD ndërmori një inspektim në gjykatat e Gjirokastrës e Korcës për të verifikuar dosjet për ndryshimin e kombësisë.

Nënkryetari i Këshillit të Lartë të Drejtësisë e ka cilësuar si një cenim të sovranitetit ndryshimin masiv të kombësisë nga ana e popullsisë shqiptare në atë greke, si pasojë e joshjes nga ana e shtetit fqinj.
(s.g/balkanWeb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›