E Diel, 1 Nëntor 2026

Durrës,bllokohen 100 kg drogë, vinte nga Maqedonia

DURRES- Një sasi prej 100 kg hashash është bllokuar sot paradite në portin e Durrësit. Droga është gjetur e fshehur në një trajler që vinte nga Maqedonia dhe kishte destinacion Italinë.

Policia ka vënë në pranga drejtuesin e mjetit, me targa Shkupi, SK 751 UL, Goran Zhivkovski si dhe ka sekuestruar si provë materiale lëndën narkotike.
Në tavanin e kabinës së shoferit ishte instaluar një tjetër tavan dhe mes tyre ishte fshehur lënda narkotike e cila ishte e mbështjellë me qese plastike.

Operacioni është ekzektuar si bashkëpunim i policisë së portit dhe policisë doganore.

(s.g/balkanWeb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›