E Shtunë, 31 Tetor 2026

PS: Ndryshimet në Rregulloren e Kuvendit atentat parlamentarizmit

TIRANE-Partia Socialiste vlerësoi sot se ndryshimet në rregullore janë një atentat që i bëhet parlamentarizmit dhe Kushtetutës së vendit.
“Rregullorja e Kuvendit është ndryshuar në mënyrë të njëanshme plot 5 herë, duke hequr të drejtën e fjalës dhe cdo hapësirë për debat, duke fshehur votën e fshehtë.
Theksoj se ndryshimet e rregullores nesër janë atentat ndaj parlamentarizmit”, u shpreh sot pas përfundimit të mbledhjes së grupit të PS-së, deputeti Sajmir Tahiri.
Ai theksoi në një konferencë për shtyp se kryetarja e Parlamentit Jozefina Topalli kërkon ta kthejë rregulloren e Kuvendit në rregulloren e pushtetit, ndaj theksoi se PS do të kërkojë hetim të plotë për kyretaren e Kuvendit.
"Partia Socialiste kërkon rikthimin e shtetit ligjor duke konstatuar se parlamenti nuk është një institucion i varur. Ne kërkojmë implementimin e një reforme tërësore që të mund të kthejë parlamentin në shinat kushtetuese" theksoi më tej Tahiri.

Sipas tij kryeministri Sali Berisha dhe kryetarja e Kuvendit Jozefina Topalli po cënojnë rëndë shtetin ligjor.

Gjithashtu deputeti Tahiri theksoi se PS-ja do të kërkojë një hetim të plotë në lidhje me abuzimet me detyrën të kryetares së Kuvendit Jozefina Topalli.
“Grupi i PS do kërkojë një hetim të plotë për Jozefina Topallin për shkeljën e detyrës dhe Kushtetutës”.
Imuniteti
Ndërkohë i pyetur për nismën e mazhorancës për kufizimin e imunitetit të deputetëve, Tahiri theksoi se PS-ja është për një kufizim real të imunitetit duke ndryshuar Kushtetutën, por Berisha ështëb ai që shprehet kundër kufizimit.
“PS-ja ka qënë e para që ka kërkuar kufizimin e imunitetit por ishte Berisha ai që e kundërshtoi këtë masë për të fshehur ministrat e tij të korruptuar pas imunitetit” theksoi Tahiri.

(d.b/BalkanWeb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›