Dhuna ndaj Shoshit, shtrohet në spital me plage të rënda në sy
Kapiteni i Apolonisë, Maringlen Shoshi gjendet i shtruar në spitalin e Lushnjes me plagë të rënda në sy, pas dhunës së tifozëve gjatë ndeshjes së djeshme Lushnja-Apolonia. Ai tregon se është goditur nga tifozët vendas me një gur në sy.
LUSHNJE- Dhuna e djeshme gjatë derbit myzeqarë mes Lushnjes dhe Apolonisë i ka shkaktuar dëme të rënda fizike kapitenit të ekipit Fierak Maringlen Shoshi. Ai ndodhet i shtruar në spitalin e Lushnjes nën kujdesin e mjekëve, pasi ka marrë goditje të rënda në sy nga një gurë i lëshuar nga tribuna e mbështetësve të ekipit vendas. Ashtu siçtregon edhe vetë Shoshi ka qenë gëzimi për golin e barazimit që ka ngjallur zemërimin e tifozëve lushnjarë.
Ja se si shprehet kapiteni fierak Maringlen Shoshi në lidhje me këtë situatë “në momentin që bëmë golin e barazimit, po festonim me tifozët tanë, në ato momente një gurë i madh më ra në sy , aty kam rënë pa ndjenja. Në drejtimin tonë janë hedhur shumë sende të forta si gurë shishe”.
Pas dëmtimit të kapitenit të Apolonisë Maringlen Shoshi në fushën e lojes, Arbitri ka ndërprerë për mëse 10 minuta ndeshjen, e cila ka vijuar më pas me të tjera incidente mes lojtarëve dhe tifozëve. (a.r/news24/balkanweb)