E Shtunë, 31 Tetor 2026

Rrëshkitja e dheut bllokon për 6 orë rrugën, Kir-Dukagjin

Rrëshqitja e një masivi dheu izolon për rreth 6 orë banorët e zonës së Dukagjinit. Si pasojë e reshjeve të dendura të shiut të rëna në Qarkun e Shkodrës gjatë 24 orëve të fundit ka pasur jo pak probleme në rrugët rurale të këtij Qarku. 

SHKODËR- Moti i keq që ka përfshirë gjatë 24 orëve të fundit Qarkun e Shkodrës, ku si pasojë e reshjeve të deborës është bllokuar Komuna e Thethit në Malësinë e Madhe të këtij Qarku. Ndërkohë shirat e dendura në fshatin Kir të të njëjtës komune kanë shkaktuar rrëshqitjen e dherave.
Më problematike paraqitet situata në aksin rrugor Shkodër-Dukagjin, ku si pasojë e rrëshqitjeve të dheut dhe gurëve në aksin rrugor Kir–Dukagjin ka bllokuar qarkullimin e banorëve nga të dyja anët e saj.
Ky masiv dheu i shkëputur nga mali, ka bllokuar për rreth 6 orë rrugën që lidh Shkodrën me këtë zonë të thellë malore duke e bërë të pamundur qarkullimin e mjeteve në të dy anët e saj.
Shtabi i emergjencave civile si dhe Drejtoria e Rrugëve Rurale me të marrë njoftimin për situatën e krijuar, janë nisur drejt vendit ku ka rënë masivi i dheut për të mundësuar lirimin e këtij aksi rrugor. Pas një pune intensive prej 6 orësh është bërë e mundur hapja e saj dhe kalimi i automjeteve me një korsi
Kjo rrugë vazhdimisht është cilësuar si tepër problematike, por rasti i fundit që e bëri të mbetet në qendër të opinionit qytetar të mbarë vendit ishte aksidenti i 12 marsit të vitit 2007. Si rezultat i devijimit të një furgoni me pasagjerë nga rruga duke rënë 200 metra poshtë në humnerë ku humben jetën 10 persona.
Gjithashtu ky aks vazhdimisht është përmendur për amortizimin të tejskajshjëm të saj si dhe për mungesën e investimevë në infrastrukturë.
Sensibilizimi i pushtetit vendor dhe atij qendror për investime në këtë aks ka qene i konsiderueshëm, ku vetë komuniteti i zonës, por dhe në qytetin e Shkodrës u shprehen të gatshëm për bashkëpunim dhe bashkëkontribut në arritjen e këtij objektivi. Nga qarku i Shkodrës është pohuar se rehabilitimi i këtij aksi është ndër prioritetet e saj pa lënë mënjane dhe faktin se shpërndarja e investimeve bëhet kryesisht në zonat me të populluara.
(a.r/news24/balkanweb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›