E Shtunë, 31 Tetor 2026

Dhuna ndaj gazetarit, protestë para Policisë

Gazetarë të të gjitha mediave ishin sot paradite para Policisë së Tiranës, ndërsa të pranishëm ishin edhe dy gazetarët e tjerë të cilët u bënë pre e presionit të truprojës së drejtorit të Fabrikës së Çimentos në Fushë-Krujë, Bledi Gilaj dhe Thimi Samarxhi.

“Kur gazetarët dhe qytetarët mund të kërcënohen para institucionit më të rëndësishëm të sigurisë dhe rendit, mendoni se çfarë ndodh në periferitë e vendit, apo mendoni se çfarë ndodh me reporterët që punojnë në zonat periferike të vendit! Është kjo një nga arsyet që ne sot ngremë zërin që institucionet e rendit dhe sigurisë ta vlerësojnë me seriozitetin më të madh këtë çështje”, deklaroi kryetari i Unionit të Gazetarëve, Aleksandër Çipa.

“Ka pasur ndërhyrje që unë të tërhiqja kallëzimin që kam bërë në Komisariatin e Policisë numër 3, për të cilin unë vazhdoj dhe do t’i qëndroj deri në fund”, u shpreh gazetari i dhunuar, Dashamir Biçaku.

“Kam shkuar në Komisariatin nr. 3 dhe kam kallëzuar për kërcënim për shkak të detyrës”, theksoi gazetari Bledi Gilaj.

“Kjo do të shërbejë si një mesazh për të gjithë gazetarët, për të denoncuar dhunën që ushtrohet ndaj nesh kur jemi duke ushtruar detyrën tonë dhe kur prezantohemi si gazetarë”, nënvizoi gazetari tjetër i kërcënuar, Thimi Samerxhiu.

Unioni u shpreh i vendosur për ndjekjen ligjore të dhunës ndaj gazetarëve.

Gjatë incidentit, gazetari Dashamir Biçaku ka qenë duke fotografuar shtetasin Çarls Bouri, i cili ishte thirrur për të dëshmuar për vrasjen e palestinezit Anuar Izik.
/Start/

                                                                                             2012-06-09 20:21
   

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›