E Shtunë, 31 Tetor 2026

Elbasan, kapen 3 kg kanabis, një në pranga

Selim Alla, me banim në fshatin Zgosht të rrethit të Librazhdit, është vënë në pranga gjatë operacionit policor të organizuar në sheshin kryesor të qytetit të Elbasanit.

23-vjeçari ka qenë me një person tjetër, ndërsa është identifikuar si posedues i një sasie droge. Nga kontrolli atij iu sekuestruan 3 kg lëndë narkotike të llojit kanabis sativa dhe 2 telefona celularë.

Ndaj tij u mor masa e arrestit për veprën penale “Prodhim dhe shitje të lëndëve narkotike”, në bashkëpunim, parashikuar respektivisht nga nenet 283/2 të Kodit Penal.

Ndërsa ka arritur t’i largohet policisë dhe është shpallur në kërkim një tjetër i ri i identifikuar nga policia, por për shkak të hetimeve nuk bëhet i ditur identiteti i tij.
/Start/

                                                                                             2012-06-09 19:18
   

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›