E Shtunë, 31 Tetor 2026

Fushë Krujë, shpërthim i fuqishëm në fabrikën e çimentos

Gjatë mesnatës, një shpërthim i fuqishëm u regjistrua në linjën hekurudhore që të çon në fabrikë. Forcat e policisë shkuan në vendin e ngjarjes ku nisën hetimet për të zbardhur rrethanat. Fatmirësisht, nga shpërthimi nuk ka persona të lënduar.

Policia ka shoqëruar të paktën 20 persona për të dhënë shpjegim për ngjarjen, por aktualisht nuk ka ende asnjë të dyshuar. Sulmet me lëndë plasëse janë bërë të shpeshta në këtë fabrikë, e cila thuhet se është në konflikt me banorët e zonës, duke mos i dëmshpërblyer për pronën.

Javë më parë, në Tiranë mbeti i vrarë me një bombë edhe zv/menaxheri i fabrikës, shtetasi nga Palestina, Anaur Rizik. Ende autorët e ngjarjes nuk janë zbuluar. /Start/

                                                                                             2012-06-10 08:33
   

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›