E Shtunë, 31 Tetor 2026

Tritol fabrikës së çimentos20 të shoqëruar nga fisi Zalla

Të tjera rreth shkrimit Pronari akuzoi fizin Zalla për vrasjen e palestinezit Fabrika e çimentos, gazetari Biçaku rrihet nga truprojat Unioni i gazetarëve protestë kundër dhunës ndaj Biçakut Vrasja e Rizik, gishti drejtohet te Zallajt, verifikime në Kosovë  Historia e zbuluar nga Shqiptarja.com: 1.5 mln euro për të eliminuar ortakët FUSHE KRUJE- Qyteti i Fushë Krujës është tronditur mbrëmjen e së shtunës nga një shpërthim me eksploziv pranë fabrikës së çimentos.

Sipas policisë një sasi tritoli, rreth 200- 300 gram, është vendosur në portën hyrëse të fabrikës, një skenë gati e ngjashme me vrasjen e nëndrejtorit të fabrikës, palestinezit Anëar Rizik, gati një muaj më parë.

Policia lokale bëri të ditur se shpërthimi ndodhi rreth orës 23: 30 minuta të mbrëmjes së të shtunës dhe ka qenë aq i fuqishëm sa është dëgjuar në 15 km në vijë ajrore.

Personat ende të paidentifikuar kishin vendosur lëndën shpërthyese në portën hyrëse të fabrikës nga ku kalon linja hekurudhore e fabrikës për tu bashkuar me në linjën hekurudhore kombëtare.

Policia bën të ditur se sasia e lëndës së eksplozivit që mund të jetë përdorur është rreth 200-300 gram tritol dhe se shpërthimi është dëgjuar rreth 15 km në vijë ajrore.

20 PERSONA NGA FISI ZALLA NE POLICI
Ndërsa sot në mëngjes 20 persona, anëtarë të fisit Zalla janë shoqëruar në polici. Shpesh pronarët e fabrikës kanë bërë përgjegjës burrat e fisit Zalla për shpërthimet që kanë ndodhur në këtë fabrikë por dhe për vrasjen e nëndrejtorit të fabrikës, palestinezit Anwar Rizik më 8 maj 2012.  Shpërthimi shkaktoi dëmtimin e portës por nuk raportohen për të lënduar në njerëz.

BOURI NE POLICI
Shpërthimi ndodh vetëm dy ditë pasi aksioneri kryesor i fabrikës së çimentos në Fushë-Krujë është marrë sërisht në pyetje nga anëtarët e grupit hetimor që po kryen verifikime lidhur me vrasjen e shtetasit Palestinez Anwar Rizik. Londinezi Charles Bouri për gati dy orë me rradhë ka dhënë shpjegime përpara dy oficerëve të policisë gjyqësore, duke pretenduar se mes tij dhe aksionerëve të tjerë nuk ka pasur asnjë konflikt, por dyshimet e vetme sipas tij janë mbi anëtarët e fisit Zalla të cilët i kanë kërcënuar herë pas herë me jetë. Anwar Rizik u ekzekutua më 8 maj me një granatë artizanale të vendosur në derën e banesës së tij. Policia ende nuk ka një autor për vrasje, ndërsa hetimet vazhdojnë.
(sg/shqiptarja.com)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›