Dhuna ndaj grave, 57 denoncime gjatë katër muajve në qytetin e Elbasanit
—Nga Julian Hoxhaj—-
Elbasan- 57 gra janë paraqitur pranë zyrës së forumit të gruas në Elbasan, gjatë 4 muajve të fundit, për të kërkuar ndihmë për shkak të dhunës së bashkëshortëve. Ndërsa 39 të tjera janë në proces këshillimi pasi denoncuar më parë dhunën.
Këto janë vetëm rastet të cilat e denoncojnë dhunën dhe kërkojnë përkujdesjen sociale, ndërsa nuk dihet numri i rasteve të viktimave të dhunës që nuk e denoncojnë atë. Duke marë shkas edhe nga ngjarjet e ditëve të fundit në shqipëri, ku kanë humbur jetën disa gra për shkak të dhunës nga bashkëshortët e tyre, Forumi i Gruas në Elbasan ka bërë një takim më aktorë të shoqërisë civile, institucioneve të drejtësisë, të pushtetit vendor dhe medias, për të diskutuar situatën e dhunës në familje në qarkun e Elbasanit.
Sipas kryetares së këtij forumi zonjës Shpresa Banja, deri tani në Elbasan nuk ka pasur raste të dhunës të cilat kanë përfunduar me viktimia, por sërish shqetësim mbetet shtimi i tyre dhe ndërhyrja për parandalim.
Për periudhën katër mujore Forumi i Gruas ka raportuar punën që ka bërë. Vetëm në qendrën e këshillimit në këtë periuëdhë kanë ardhur 96 viktmia të dhunës në familje, nga të cilat, 57 kanë qenë kliente të reja, që kanë pësuar dhunë dhe kanë ardhur të tregojnë për dhunën për herë të parë. Ndërsa 39 prej tyre kanë qenë kliente të përsëritura, të cilat me përfaqësuesen e Forumit të Gruas bëjnë këshillime të vazhdueshme psiko-sociale në mënyrë që të rehabilitohen- tha kryetarja e Forumit të Gruas.
Në takim u diskutua gjatë edhe për shkqet që cojnë në dhunë brenda familjes, ku ndër më kryesorët mbeten problemet social-ekonomike që kanë familje të ndryshme, por edhe shkqe të tjera si xhelozia. E pyetur për Gazetën IDEA se si kanë qenë mardhëniet me institucionet e drejtësisë dhe sa janë rastet e viktimave të dhunës që kanë marrë mbrojtjen e këtyre institucioneve, drejtuesja e Forumit të Gruas shprehet:
Ne kemi marëdhënie të mira si me prokurorinë dhe me gjykatën. Gjykata është treguar e gatshme që të na ndihmojë në lidhje me viktimat e dhunës duke i mbështetur dhe duke i dhënë zgjidhje problemeve të tyre. Në studion avokatore gjatë kësaj periudhe janë hapur 22 dosje të reja në gjykatë, si dhe janë mbyllur 29 dosje të cilat kanë qenë dosje të mbartura nga tremujori i kaluar. Mirëpo problemi që nuk kemi zgjidhur akoma me gjykatën është problemi i pagesës së psikologëve dhe punonjësve social, e cila për një viktimë dhune është goxha e lartë dhe kap vlerën 15 mijë lekë të reja. Në këto kushte një viktimë dhune pranonë të jetojë në mardhenie dhune në pamundësi të pagesës së psikologëve,- tha Shpresa Banja.
Mirëpo edhe pse është punuar deri tani, shqetësim mbeten gjetja e mekanizmave që do të reduktonin këtë fenomen. Sipas të pranishëmve në takim, kërkohet rritja e rolit të OJF-ve që meren me mbrojtjen e viktimave të dhunës. Ashpërsimi i dënimit për ata që ushtrojnë dhunë si dhe rritja e përgjegjshmërisë nga ana e institucioneve të rendit dhe drejtësisë për mbrojtjen e viktimave të cilat kërkojnë mbrojtje ligjore. Situatën e rëndë të dhunës dhe trafikimit të qenieve njerëzore, e jep edhe raporti i Deparatametit Amerikan të Shtetit, që e cilëson vendin tonë si vend burim të trafikut dhe dhunës, si dhe një vend që ka ulur performancën në prandalimin e këtyre fenomeneve.