Olldashi: Votimi i falsifikuar, presione dhe lista false anëtarësh për Bashën
Tiranë- Rivali i Lulzim Bashës, Sokol Olldashi, nuk rezultoi se kishte qenë fiktiv në garën për kreun e PD-së, ashtu siç përflitej në mesin e njerëzve të PD-së, të cilët ishin thuajse të sigurtë se garën do ta fitonte Lulzim Basha, i cili kishte edhe bekimin dhe mbështetjen e Sali Berishës personalisht.
Olldashi nuk preferoi të flasë nga foltorja e Partisë Demokratike, nga aty ku shpalli edhe kandidimin, por nga Ministria e Transporteve që ende drejton.
Olldashi nuk e fshehu aspak zemërimin ndërsa akuzoi partinë e tij se kishte bërë një proces zgjedhor të deformuar dhe të manipuluar.
Nga lista u hoqën shumë anëtarë të vjetër dhe u shtuan në momentet e fundit shumë anëtarë të rinj në mënyrë fiktive. Unë uroj që këtë anëtarë të shtuar të vijnë e të regjostrohen vërtet në Partinë Demokratike të drejtuar nga kryetari i ri- shtoi Olldashi.
Sipas tij, ndaj drejtuesve lokalë që shprehnin mbështetjen për Olldashin shkarkoheshin ose u bëhej presion me vendet e punës që mbajnë ende.
Olldashi ka folur vazhdimisht për kandidatë rivalë duke iu referuar Lulzim Bashës dhe Sali Berishës, duke i njëhsuar ata në garën përballë tij, megjithatë ai asnjëherë nuk e përmendi Berishën si përgjegjës për deformimin e procesit dhe mbështetjen selektive që i dha Bashës.