Dhuna ndaj grave, OKB ndihmë për Shqipërinë
TIRANË- Lufta kundër dhunës ndaj grave dhe vajzave e cila vazhdon të ndodh rëndomë në shumë familje shqiptare, ka qënë kryetemë e bisedës së ministrit të Punës Spiro Ksera dhe drejtoreshës së lartë të Organizatës së Kombeve të Bashkuara për Seksionin e Ndalimit të Dhunës ndaj grave, Maria Jose Alcala gjatë vizitës së saj në vendin tonë.
Gjatë bisedës, ministri Ksera u ndal tek përmirësimi i legjislacionit shqiptar konform konventave ndërkombtare, që ndalojnë dhunën ndaj grave dhe fëmijëve, ndërsa shtoi se edhe në Shqipëri janë krijuar kushtet për rehabilitimin e viktimave të dhunës në marrëdhëniet familjare.
“Përvec ndryshimev ligjore dhe reformimeve të ligjeve ne kemi marrë dhe akte konkete dhe tashmë funksionon qendra kombëtare e dhunës në familje, me mbështetjn e OKB. Do të donim që ndihma juaj të vazhdojë, të jetë më e thellë”, tha Ksera.
E njohur si mbështetëse e nismës së qasjes universale, titullarja e lartë ka paraqitur iniciativën më të fundit të OKB për rajonin e Ballkanit, që synon ngritjen dhe funksionimin e shërbimeve të emergjencës për tju përgjigjur dhunës ndaj grave dhe vajzave.
“Kjo iniciativë përqafon qasjen globale ndërkombëtare, ndaj dhunës në familje, ndaj grave, në mënyrë që këto gra të marrin mbështetje në rast se bëhen objekt i dhunës”, tha Alcala.
Aktualisht në vendin tonë ekziston vetëm një qendër kombëtare për pritjen dhe rehabilitimin e viktimave të dhunës në familje, me kapacitet akomodimi vetëm 50 persona.
(m.a/News24/BalkanWeb)