E Shtunë, 31 Tetor 2026

Rama ftesë Berishës për reformën në Drejtësi, nesër tryeza

TIRANË- Partia Socialiste i ka drejtuar një ftesë për tryeze reformash në sistemin e Drejtesisë Partisë Demokratike.

Në ftesën e PS-së thirren kryeministri njëherazi dhe kreu i PD-së Sali Berisha, kryetarja e Kuvendit njeherazi nënkryetarja e PD-së Jozefina Topalli, kreu i grupit Parlamentar Astrit Patozi dhe kryetari i Komisionit të Ligjeve, Ilir Rusmaili.

Ftesa është dërguar nga deputetët e PS-së të cilët gjithashtu janë anëtarë të Komisionit të Ligjeve për të diskutuar mbi reformën në istemin e Drejtësisë.

Është konfirmuar se tryeza e inicuar nga PS do të mbahet nesër në mesdite në ambientet e Hotel Sheraton ku të pranishem do të jenë, kreu i PS-së Rama dhe deputeti Fatmir Xhafaj. Nuk ka ende një përgjigje nga mazhoranca nëse do jetë e pranishme dhe në cfarë niveli.

Prej kohësh kreu i PS-së Edi Rama thirrjes së mazhorancës për të miratuar ligjet me 3/5 i është përgjigjur se nuk është për arnime të ligjeve, por për një reformë të thellë.

Reformimi i sistemit të Drejtësisë është edhe një nga prioritet kryesore të 12 pikave të Progres-Raportit të Komisionit Europian.
(e.m/NEWS24/BalkanWeb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›