Kërkohej nga Interpol për trafik kokaine, ekstradohet në Itali
TIRANË- Interpol Tirana ekstradoi sot nga Shqipëria drejt Italisë shtetasin italian Giuseppe Simonelli, 32-vjeç.
Policia bëri të ditur se Simonelli ishte shpallur në kërkim ndërkombëtar nga Interpol, pasi dyshohej si pjesëmarrës i një organizate kriminale, e cila merrej me trafikimin ndërkombëtar të kokainës ga vendet e Amerikës Qendrore dhe të Jugut në drejtim të shtetit italian.
Mësohet se arrestimi i 32-vjecarit italian u realizua më 4 gusht 2011 në Vlorë, në kuadër të operacionit të koduar "Due torri conection".
(e.m/BalkanWeb)