E Diel, 1 Nëntor 2026

Meta: Vendimi i Gjykatës, fitore spektakolare 5 me 0

Denis Dedej

Kryetari i Lëvizjes Socialiste për Integrim, Ilir Meta, e ka cilësuar vendimin e Gjykatës së Lartë ndaj tij si një fitore spektakolare. I rikthyer në politikën aktive pas pothuajse një viti qëndrim nën një profil të ulët, Meta ishte dje i pranishëm në Konventën Studentore Zgjedhore të LRI-së për kryeqytetin. Ëë në nisje të fjalës përshëndetëse ka uruar mbështetësit e tij për rrëzimin e akuzave për korrupsion. Motra dhe vëllezër të rinj të Lëvizjes Rinore për Integrim! Ju uroj juve në radhë të parë për fitoren spektakolare 5 me 0. Ajo është fitorja juaj sepse nipi i byrosë politike që orkestroi sulmin ndaj Ilir Metës nuk donte të vriste, politikisht madje edhe fizikisht Ilir Metën, por donte të shmangte shpresën tuaj për një Shqipëri evropiane,- u shpreh Meta.

Duke vijuar komentin ndaj këtij vendimi, kreu i LSI-së ka vlerësuar se drejtësia nuk e ka thënë akoma fjalën e saj ndaj unë sot përsëri siç kërkova drejtësi dhe vendosa një standard të ri për atë montazh të shëmtuar dhe kriminal që e porositi nipi i byrosë politike me bandën e tij. Nga ana tjetër, ai siguroi se drejtësia të thotë fjalën e saj dhe do ti bëhet shantazh nga politika për të goditur korrupsioni. Nga ambientet e Teatrit të Operës dhe Baletit, lideri i LSI-së deklaroi se rinia e Shqipërisë kërkon një të ardhme të ndritur, kërkon një të ardhme të ndërtuar mbi moralin e ligjit dhe të shtetit dhe jo të shantazheve, të spiunëve, të përgjuesve, të korruptuarve dhe të mafioze që po mbajnë peng institucionet, shtetin dhe mbi të gjithë të ardhmen evropiane të Shqipërisë.

Ne jemi pjesë e kësaj shoqërie me të mirat dhe me problemet e saj por absolutisht që ne nuk mund të pranojmë përdhosjen e vlerave më të rëndësishme tradicionale dhe morale të shoqërisë tonë dhe aq më tepër që ligji të dhunohet në radhë të parë nga përfaqësuesit e ligjit dhe të drejtësi. Ndaj jemi këtu për tu angazhuar për ato reforma që sjellin më shumë drejtësi brenda sistemit të drejtësisë, – vijoi Meta. Më tej, ai shprehu solidaritetin e tij për të gjithë prokurorët që duan ti çojnë deri në fund dosjet e korrupsionit por që nuk i lejojnë për tu shkuar deri në fund. Jemi këtu për të mbështetur të gjithë gjykatësit që duan të hapin drejtësi të pavarur nga politika. Jemi këtu që të çlirohen të gjitha institucionet e drejtësisë nga politizimi për interesa të ngushta partiake të sotme apo të nesërme, – deklaroi përpara të rinjve të Lëvizjes Rinore për Integrim, Ilir Meta.

Rezoluta e miratuar dje nga LRI

1- Arsimimi profesional të arrijë raportin 40 me 60% duke u marrë parasysh tregu i punës.

2- Krijimi i strategjisë afatgjatë duke bërë një studim të tregut dhe orientimi i studentëve drejt profesioneve të cilat vendi ka më tepër nevojë.

3- Si kusht për vazhdimin e studimeve në master të mos merret dëshmi në institucione certifikuese joshtetërore dhe si gjuhë e huaj të lejohen gjuhë të KE.

4- Jemi kundra ligjit të ri për profesionet e rregulluara pasi nuk është koha dhe nuk janë kushtet e duhura për një ligj të tillë.

5- Vendosja e linjës së autobusit në Qytetin Studenti.

6- Ulja e numrit të nxënësve në shkollat e mesme deri në 25 nxënës në klase duke hapur 5 shkolla të reja.

7 -Bashkëpunim midis Ministrisë së Arsimit me Ministrinë e Punës për njohjen midis diplomës dhe titujve të punësimit.

8- Realizimi i projektit të kartës së studentit.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›