E Diel, 1 Nëntor 2026

OKB, shumë shtete s`pranojnë të mbajnë heshtje për Kim Jong IL

Shtetet e Bashkuara të Amerikës, Japonia dhe shtetet e Bashkimit Evropian nuk kanë pranuar të mbajnë një minutë heshtje në Asamblenë e Përgjithshme të Kombeve të Bashkuara, për nder të liderit të Koresë së Veriut, Kim Jong IL i cili ndërroi jetë disa ditë më parë.
Raportohet se nuk ka pasur ndonjë fjalim në Asamblenë e Përgjithshme për të nderuarudhëheqësin e Koresë së Veriut.

Sipas raporteve, ditën e djeshme, salla ku zakonisht mblidhen përfaqësues të 193 shteteve, ishte gjysmë e zbrazët, në kohën kur mbahej një minutë heshtje për Kim Jong IL.

Presidenti i Asamblesë së Përgjithshme të Kombeve të Bashkuara, Nasir Abdulaziz al-Naser tha se heshtja ishte një veprim protokollar , që vinte pas kërkesës së misionit të Kombeve të Bashkuara të Koresë së Veriut për një minutë heshtje për liderin e ndjerë.

Diplomatët thanë se anëtarët e Këshillit të Sigurimit të OKB-së refuzuan kërkesën nga Koreja e Veriut, që Këshilli i Sigurimit ta nderonte liderin autoritar.
 

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›