Disidenti kinez dënohet 9 vjet burgim për esetë e tij

Një gjykatë kineze ka dënuar me nëntë vjet burg, një shkrimtar disident për shkak të publikimit të eseve të tij pro-demokratike në internet.
Avokati i tij tha se gjykata në Suining, një qytetet në jug të provincës Sishuan, e ka shpallur fajtor shkrimtarin Chen, me akuzën për nxitje të përmbysjes së pushtetit shtetëror.
Avokati tregoi se pas vendimit, Chen deklaroi se diktatura e Kinës do të binte dhe se demokracia kushtetuese do të mbizotëronte.
Avokatët bënë të ditur se shkrimtari insiston se është i pafajshëm, sepse nuk ka ndonjë ligj në Kinë që ia ndalon një qytetari shprehjen e lirë të mendimeve.