E Shtunë, 31 Tetor 2026

Dhuna në Siri: Erdogan akuza OKB për mungesë uniteti

TURQI- Turqia akuzoi sot Këshillin e sigurimit të OKB-së se po mbështet në mënyrë indirekte, shtypjen ndaj popullit Sirian duke mos arritur të flasë në një zë kundër regjimit të presidentit Assad. Kryeministri Turk Erdogan deklaroi se Këshilli i Sigurimit po qëndronte duar kryq përballë asaj që po ndodhte cdo ditë ndaj popullit Sirian.

“Fatkeqësisht Këshilli i Sigurimit të OKB-së, duke mos marrë vendim për Sirinë është duke i dhënë në mënyrë indirekte mbështetje shtypjes. Ndërkohë që populli i Sirisë është çdo ditë duke emigruar dhe duke humbur jetën, të qëndrosh duarkryq do të thotë të jesh ortak i mizorisë. Ne si Turqi, do të vazhdojmë që të përpiqemi që në Siri ndihmat humanitare të mbërrijnë sa më parë, dhe që vëmendja e opinionit publik ndërkombëtar të jetë mbi Sirinë në mënyrë të vazhdueshme. Ne i dhamë fjalën popullit sirian dhe nuk kemi për ta braktisur atë të vetmuar në fatin e tij",- deklaroi Erdogan.
(el.me/NEWS24/BalkanWeb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›