E Shtunë, 31 Tetor 2026

Mandati i PS, Rama-Berishës: Mos shkaktoni një krizë të re

TIRANE - Kreu socialist Edi Rama shprehu shqetësimin për atë që ai e quajti si një tentativë të mazhorancës për të orkestuar vjedhjen e mandatit të një deputeti socialist.

Në mbledhjen e grupit parlamentar të PS-së, Rama i bëri apel mazhorancës të mos bllokojë mandatin e opozitës në Kuvend, pas dorëheqjes së deputetes Rudina Seseri, në mënyrë që siç tha ai, të mos shkaktohet një tjetër krizë në funksionimin e legjislativit.

“Ne kemi kërkuar që kjo çështje të zgjidhet përmes arsyes, por askush nuk mund të mendojë se mund të orkestrojë një vjedhje brenda Kuvendit.Berisha të heqë dorë nga mandati i deputetit socialist, për të mos hapur një andrrallë të re për funksionimin e parlamentit, kur të gjithë duhet të bëjmë çmos për statusin e vendit kandidat.”- u shpreh kryesocialisti.

MANDATI I PS PER INTERPRETIM NE KUSHTETUESE
Mazhoranca do të dërgojë për interpretim në Gjykatën Kushtetuese çështjen e mandatit të deputetit të Partisë Socialiste, Gjon Bardhi, si zëvendësues i ish-deputetes Rudina Seseri, pas tërheqjes së kësaj të fundit disa muaj më parë.

Këshilli i Mandateve, Rregullores dhe Imuniteteve, i mbledhur të hënën pasdite, nuk ka rënë dakord që të pranojë kërkesën e Bardhit, i cili nuk e pranon mandatin e deputetit, dhe për t'iu drejtuar KQZ-së që ta zëvendësojnë atë me emrin pasues të listës së kandidatëve të PS-së për qarkun e Durrësit, atë të Edison Konomit. Përfaqësuesit e PD-së në Këshill kundërshtuan një zgjidhje të tillë, me argumentin se Gjon Bardhi zotëron në të njëjtën kohë dhe mandatin e kryetarit të Bashkisë së Fushë Krujës dhe atë të deputetit të dhënë nga KQZ, dhe kjo sipas tyre, përbën një çështje për të cilën Kuvendi nuk mund të vendosë.

Ndaj, sipas tyre, për të zgjidhur këtë situatë duhet një interpretim i specializuar nga Gjykata Kushtetuese lidhur me vlefshmërinë e mandatit të PS-së.
Rudina Seseri vendosi të dorëzojë mandatin e deputetes më 16 dhjetor dhe sipas ligjit zgjedhor, i takonte emrit pasardhës në listën e PS-së për qarkun e Durrësit që të merrte mandatin e saj.

(er.nu/BalkanWeb) Lidhje te tjera Topalli: Sulmi i Ramës qesharak. Mandati i përket PS, por sipas ligjit Rama: Në Kuvend nisma e PS për shkollë e maternitet në Preshevë Rama-raportuesve të KiE: Presidenti mbi palët dhe me frymë Kushtetutese VIDEO: Mandati i PS, Rama-Berishës: Mos shkaktoni një krizë të re

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›