E Diel, 1 Nëntor 2026

Integrimi, Meta: Të fitojmë kohën e humbur padrejtësisht

ELBASAN-Duke vlerësuar rininë si një aset te cmuar të shoqërise, kreu i Lëvizjes Socialiste për Integrim (LSI) Ilir Meta ftoi sot politikën shqiptare të fitojë kohën e humbur në kuadër të integrimit të vendit.
I ndodhur në konferecën zgjedhore të Lëvizjes Rinore për Integrim (LRI) në Elbasan, Meta u bëri thirrje politikanëve të sillen më me pëergjegjësi.

“Rinia është aseti më i cmuar që ka Shqipëria sot. Dhe për të ardhmen apelojmë për të përshpejtuar përmbushjen e të gjitha prioriteteve të BE. Është koha për të fituar edhe atë kohë që është humbur në mënyrë të padrejtë. Ne ftojmë të gjithë politikanët që të sillen me përgjkejësi. Në këto momente Shqipëria nuk duhet të penalizohet më tej për shkak të interesave të ngushta partiake të cilitdo”.

(d.b/BalkanWeb) Lidhje te tjera VIDEO: Integrimi, Meta: Të fitojmë kohën e humbur padrejtësisht

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›