E Shtunë, 31 Tetor 2026

Drogë në pasticeri, shkatërrohet banda e shqiptarëve

BRESCIA-Karabinierët e Lucca kanë shkatërruar një bandë shqiptarësh që shpërndanin kokainë në Lucca, Pistoia dhe Brescia, nëpërmjet ëmbëlsirave që prodhoheshin në një pasticeri, njofton agjencia e lajmeve italiane, ANSA. 

Hetimet nisën në një pasticeri të Lucca që drejtohej nga disa të rinj. Pas kontrollit të kryer, policia italiane vuri në pranga 12 persona me kombësi shqiptare, ndërsa u identifikuan dhe disa përdorues që ishin nga provinca e Brescia-s.
Në pranga kanë rënë shqiptarët, Florjan Boja, Lulzim Daja, Bledar Domi, Valdimir Dida, Fatjon Vrioni, Gentina Nikolli, Rogert Varaku, Briland Zekaj, Elinda Kacanja, si dhe marokenët Redouna Dabdoubi dhe Miloud El Bakri. Policia italiane arrestoi edhe pronarin e pasticerisë, Nicola Mastrantuono, banues në provincën e Potenza-s.

Policia bën të ditur se kokaina fshihej brenda ëmbëlsirave. Hetimet rreth pasticerisë kishin nisur prej 8 muajsh, por vetëm sot përfundoi operacioni i koduar ‘4 tortat”. Guradia di Finanza kishte vënë re lëvizje të cuditshme tek zona përreth pasticerisë Giannotti, tek rruga ‘Roma’ në Porcari. Pas disa muajsh u vërtetua se të rinjtë dhe persona të ndryshëm që frekuentonin pasticerinë, nuk kishin qëllim ëmbëlsirat, por kokainën që fshihej në brendësi të tyre.

Duke kapur përdoruesit që dilnin nga pasticeria, policia mundi të sigurojë 150 gramë kokainë, ndërsa gjatë operacionit shumë pak gramë, por mjaftueshëm për të vërtetuar se pse shërbente pasticeria. Kokaina kishte si treg kryesisht të rinjtë studentë të provincës.

(d.b/BalkanWeb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›